Keshilla

Dermatologët: Çfarë s’duhet të përdorni kur shkoni në palestër

Aktiviteti fizik është mjaft i rëndësishëm për shëndetin e njeriut, por po aq e rëndësishme është edhe koha kur ne vendosim të ushtrojmë palestër, veshja që zgjedhim dhe deri tek produktet kozmetike që përdorim përpara se të shkojmë në palestër.

Dermatologët shpesh kanë sugjeruar që është shumë e domosdoshme të tregohet kujdes i veçantë sa i përket lëkurës kur shkoni në palestër.   

Dermatologia e njohur Dr. Dendy Engelman sugjeron se pas aktivitetit fizik, llaku i flokëve nuk duhet përdorur asnjëherë: “Shumë njerëz bëjnë gabim dhe përdorin lloj-lloj produktesh pas ushtrimeve fizike. E vërteta është që trupi është akoma i ngrohtë dhe poret janë të hapura. Këto lloj produktesh, me përmbajtje të ndryshme kimike, hyjnë nën lëkurë dhe bllokojnë poret menjëherë”.

Gjithashtu ajo thotë se është shumë e rëndësishme të pastrohet fytyra nga make-up i përpara çdo lloj aktiviteti fizik, por vë theksin edhe tek pastrimi e fytyrës edhe pasi keni mbaruar stërvitjen. Dermatologia sugjeron që mos të përdoren kartpeceta të lagura për të pastruar djersën, por të lahet fytyra vetëm me ujë. Ajo thotë se kartpecetat e lagura mund të zhvendosin bakteret nga një pjesë e fytyrës në tjetrën, ndaj është e rëndësishme që fytyra të pastrohet më ujë.

 

Më Shumë