Milano është qyteti i dominuar nga rivaliteti mes Inter dhe Milan. As Manchester apo Madridi nuk mund ta ekslipsojnë klasin e rivalëve të vjetër në Milano. Kur ata vihen përballë të gjithë ndalojnë në qytet, ndërsa bota e futbollit kthen sytë nga “San Siro”. Rivalitet historik që shtrihet në dekada me pjesëmarrës të tillë si Piola kundër Meazza-s, Mazzola kundër Rivera-s, Matthaus kundër Van Basten apo dhe Ibra kundër Lukaku-t. Ndërsa Pirlo, Seedorf dhe Ronaldo kanë luajtur për të dyja skuadrat. Helenio Herrera dhe Nereo Rocco në vitet ‘60, Sacchi dhe Capello në vitet ‘90, Ancelotti dhe Mourinho në vitet 2000 ishin në gjëndje të sillnin trofetë më të rëndësishëm në qytet.

Sergio Conceicao shpreson që skuadra e tij të kalojë të dielën vështirësitë që po has në kampionat, pasi Milan ka fituar dy herë këtë sezon ndaj Inter. 2-1 në Shtator përpara suksesit 3-2 në Superkupën “arabe” muajin e kaluar. Kuqezinjtë vijnë pas dy humbjeve në 4 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet përfshi shifrat zhgënjyesë 2-1 në favor të Dinamo Zagreb në Champions League që i la jashtë 8 më trë mirave në Evropë.

Përballë Milan do të jetë një Inter i uritur për fitoren në derbi si për të konfirmuar se jo më kot “banda” e Simone Inzaghi-t është në vendin e dytë në Serie A. 3 pikë pas Napoli-t dhe me një ndeshje për të rekuperuar. Ashtu si Milan që ka 19 pikë më pak se kryesuesit. Me një humbje në kampionat dhe shpresa për fitimin e 3 trofeve këtë sezon, Inter është një ndër skuadrat me formën më të mirë në Evropë. Ndërsa Milan ka klasifikimin më të dobët prej vitit 2016 dhe presioni është në rritje për Conceicao-n që zëvendësoi Fonseka-n.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.