E diela i përket Derbit të Italisë që do luhet në “Allianz Stadium” për të 184 herë mes Inter dhe Juventus në Serie A. “Bianconeri” kryesojnë me 87 fitore ndaj 49 të zikaltërve ndërsa 47 takime kanë përfunduar në barazim. Juventus e ka Inter-in një ndër dy skuadrat e preferuara (87 fitore edhe ndaj Lazio-s). “Nerazurri” nuk humbasin prej 3 ndeshjesh përballë Juventus në kampionat (1F, 2B) – në 45 vitet e fundit, vetëm një herë kanë rregjistruar 4 ndeshje pa humbje përballë “Bianconeri” në Serie A: mes vitit 2003 dhe 2005 (3F 1B).

Pas shifrave 4-4 më 27 Tetor për fazën e parë, Juventus dhe Inter mund të barazojnë të dy ndeshjet në kampionat për të katërtën herë në histori. Më herët kjo ndodhi në sezonet 2001/02, 1994/95 dhe 1988/89. Juventus ka shënuar 263 gola ndaj Inter në Serie A ndërsa 9 ndeshjet e fundit janë ndarë identikisht mes tyre, 3 fitore për secilën skuadër dhe 3 barazime me 12 gola të shënuar nga çdo skuadër. 8 golat e fazës së parë ishin shifra më e lartë në këtë sfidë prej 10 Qershorit të vitit 1961.

Në 91 sfidat e luajtura në shtëpinë e Juventus, Inter ka humbur 62 (12F, 17B plotësojnë serinë). Juventus nuk humbet në 10 nga 11 ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Inter (7F, 3B); Fitorja e fundit e Inter në “Allianz Stadium” në Serie A është rregjistruar në 3 Prill të vitit 2022 (0-1 me golin e Hakan Çalhanoglu nga pika e bardhë). Inter që humbi ndeshjen e fundit në kampionat (3-0 ndaj Fiorentina-s) nuk pëson dy humbje rradhasi në Serie A prej Shkurt-Marsit 2023 (kundër Bologna-s dhe Spezia-s).

Juventus është skuadra e vetme pa humbje në shtëpi në Serie A 24/25 (5F, 7B) si dhe skuadra e vetme që nuk humbet pasi kalon në disavantazh. Randal Kolo Muani është lojtari i parë që shënon 5 gola në 3 ndeshjet e para në Serie A prej sezonit 1994/95. Francezi mund të bëhet i dyti lojtar që shënon në 4 ndeshjet e para pas Krzysztof Piatek që shënoi në 7 ndeshjet e para të sezonit 2018/19. Në fazën e parë, Kenan Yildiz (19 vjeç e 176 ditë) u bë lojtari më i ri që shënon dy gola në një ndeshje mes Inter dhe Juventus pas Roberto Baggio-s në sezonin 1991/92 (3 gola).

Timothy Weah që shënoi ndaj Inter dhe Milan këtë sezon arriti në kuotën e 5 golave pasi nuk shënoi asnjë një sezon më parë. Amerikani mund të bëhet i 4 bardhezi joevropian që shënon në të dyja ndeshjet brenda një sezoni ndaj Inter pas Raimundo Orsi (1931/32), Arturo Vidal (2013/14) dhe Paulo Dybala (2019/20). Nicolas Gonzalez është pranë ndeshjes së 100 në Serie A ndërsa Dusan Vlahovic që debutoi ndaj Inter më 25 Shtator 2018; ka shënuar 2 gola në 3 ndeshjet e fundit ndaj tyre.

Yann Sommer e ka ruajtur në 11 ndeshje portën të paprekur ndërsa përpara fazës së parë këtë sezon, vëllezërit Marcus dhe Khephren Thuram ishin kundërshtarë më 29 Janar 2019 në Guingamp-Monaco për Kupën e Ligës në Francë. Marcus ka shënuar 13 gola këtë sezon, ashtu si në 2022/23 dhe 2023/24 kur luante për Borussia Monchengladbach. Lautaro Martínez që ka shënuar 9 gola aktualisht, mund të bëhet i pari i huaj që shënon në 6 sezone në shifra dyfishe për Inter-in. Aktualisht në 5 sezone ai ka barazuar Stefano Nyers dhe Mauro Icardi-n.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.