Futboll

Derbi i Italisë, Inter dhe Juventus nuk mund të gabojnë

Me fitoren e tetë në 9 ndeshjet e luajtura në janar, në kampin e Juventus ka ardhur koha për hakmarrje ndaj kundërshtarit të vetëm që i hoqi pikë muajin e kaluar. Sonte në San Siro zhvillohet ndeshja kundër Interit, gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë. Për Pirlon infermieria është praktikisht e zbrazët (vetëm Dybala) dhe nuk ka bëhet fjalë për turn over: Ronaldo nuk do të pushojë dhe do të formojë sulmin me një mes Kulusevki e Moratas, në portë do të jetë Buffon dhe De Ligt do ti japë frymëmarrje Chiellinit.

Vetëm një hap i gabuar në janar, por nga ato që djeg shumë, sepse 15 ditë më parë në San Siro, praktikisht nuk pati fare ndeshje. Tani kalendari i Kupës së Italisë i jep Juves mundësinë për të marrë hak, duke vënë në lojë finalen në Romë. Pas fitores kundër Sampdorias, Pirlo pranoi se më në fund ka gjetur formatin e duhur dhe nesër në mbrëmje do të ketë pak vend për ndryshime. Para Buffon, titullar i Kupës në vend të Szczesny, do të jetë De Ligt dhe një mes Bonucci (favorit) dhe Chiellinit, ndërsa është e mundur që Alex Sandro të zëvendësojë Danilon si mbrojtës i majtë. Në mesfushë, me Cuadrado dhe Chiesa më shumë se të konfirmuar në krahë, Bentancur ndoshta do të jetë feneri qendror mes Arthur dhe McKennie. Megjithatë, hipoteza Rabiot nuk duhet të përjashtohet. Përpara Ronaldo do të drejtojë sulmin, me Morata në balotazh me Kulusevskin për fanellën e dytë titullare.

Fitorja e shkëlqyer e 15 ditëve më parë në kampionat është ende një kujtim i gjallë në mendjet e të gjithë tifozëve zikaltër. Tani, me finalen e Kupës së Italisë në lojë, Antonio Conte ëndërron të përsëritet. Nuk është një detyrë e lehtë, duke pasur parasysh skualifikimet e Lukakut dhe Hakimit, por për pjesën tjetër formacioni më i mirë i mundshëm do të dalë në fushë. Kundër Juventus do të jetë radha e Sanchez për ta bërë mungesën e belgut të mos ndihet, ndërsa Darmian do të zëvendësojë anësorin maroken. Brozovic ul në pankinë Eriksen.

Pezullimet e rënda mënjanë, Conte do të jetë në gjendje të fusë formacionin më të mirë të mundshëm falë rotacionit të pjesshëm të bërë kundër Beneventos. Është mundësia e madhe për Sanchez, pas një jave disi të komplikuar në qendër të vëmendjes së merkatos për shkëmbimin e mundshëm me Dzeko. Kiliani po kërkon më shumë hapësirë, por ai duhet të demonstrojë në fushë se e meriton. Mundësia për të provuar të ngjitet në hierarkinë e Contes është në këmbët e tij. Kundër bardhezinjve kthehet Brozovic që drejton repartin mes Barella e Vidal. Në krahë është radha e Darmian dhe Young, me Perisic që kthehet në pankinë dhe mund të jetë një alternativë e sulmit gjatë ndeshjes. Në mbrojtje konfirmohen Handanoviç, Skriniar dhe De Vrij, Kolarov është në avantazh ndaj Bastonit. Cështja kualifikim nuk përfundon nesër, por një fitore tjetër do ti jepte vlerësim dhe karburant për këtë pjesë të dytë të sezonit Interit.

FORMACIONET E MUNDSHËM

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Kolarov; Darmian, Barella, Brozovic, Vidal, Young; Sanchez, Lautaro Martinez. Tr: Conte

JUVENTUS (4-4-2): Buffon; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Danilo; Chiesa, Arthur, Bentancur, McKennie; Kulusevski, Cristiano Ronaldo. Tr: Pirlo


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë