Futboll

Derbi Dinamo-Tirana ngre siparin e Superiores për 2024-ën nga stadiumi i Durrësit

Gazeta Si – Pas pushimeve të shkurtra dhe një minifaze përgatitore dimërore, Superiorja rinis sot aktivitetin me javën e parë të fazës së tretë të kampionatit. Luhet sot derbi mes Dinamos dhe Tiranës, që zhvillohet në stadiumin ‘Niko Dovana’ të Durrësit.

Nga nje derbi Dinamo-Tirana e ketij sezoni. Gazeta Si, 12 janar 2024

Dinamo ka zgjedhur këtë stadium për të luajtur ndeshjet si skuadër pritëse. Ndeshja që starton në orën 17:00 pritet me interes për të parë gjendjen e këtyre dy skuadrave pretendente, pas ndërhyrjeve në merkato.

Në fakt, vetëm Dinamo ka bërë disa lëvizje si përforcime. Tirana nuk ka bërë asnjë blerje deri tani, përkundrazi ka shitur sulmuesin Florent Hasani në Rumani dhe ka larguar mesfushorin Ardit Hila. Presidenti Refik Halili ka konfirmuar në stol trajnerin Julian Ahmataj, të paktën për momentin.

Java e 19-të e kampionatit vazhdon të shtunën dhe të dielën me ndeshjet Teuta-Partizani, Vllaznia-Kukësi, Laçi-Erzeni dhe Egnatia-Skënderbeu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë