Politike

Deputetët plangprishës janë përjashtuar, Kuvendi njofton mbledhjen fizikisht të komisionit për zgjedhjet

Kuvendi ka njoftuar të mërkurën se mbledhja e radhës e Komisionit për Reformën Zgjedhore do të mbahet fizikisht më 6 shkurt, në orën 12:30.

Në njoftimin e shpërndarë nga Sekretaria, kërkohet edhe konfirmimi i pjesëmarrjes nga anëtarët e këtij Komisioni.

Rend dite do të jetë seanca dëgjimore me disa nga Organizatat e Shoqërisë Civile që kanë fushë të përgjegjësisë së tyre çështjet zgjedhore.

Mbledhja e fundit e komisionit u zhvillua online me nje takim aspak serioz ku kishte anëtarë të komisionit që ndiqnin mbledhjen nga makina.

Njoftimi për një mbledhje fizike kësaj here vjen në një kohë kur mazhoranca ka përjashtuar për 10 ditë (Ervin Salianji 20 ditë) nga punimet deputetët plangprishës të punimeve dy herë radhazi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë