Para

Depozitat vijojnë me rritje. 60% e stokut në valutë

Nga Gazeta ‘SI’ - Në tetor, stoku i depozitave u rrit me 1.3% nga shtatori, me 16.5 mld lekë më shumë, duke kapur vlerën e 1.28 trilion lekëve. Në raport vjetor, rritja e depozitave është 7.3%.

Stoku i depozitave në lekë është rritur me 3.1 mld lekë nga shtatori në gusht, me 0.6%, ndërsa për depozitat në valutë, rritja llogaritet në rreth 2%, 13 mld lekë, duke arritur vlerën e 735 mld lekëve, që përbëjnë pothuajse 60% të totalit të stokut të depozitave.

Gjatë vitit 2022, stoku i depozitave nuk ka qenë i qëndrueshëm, pasi nga muaji në muaj, ndryshonte tendenca nga rritja në rënie ose e anasjella. Në muajt paraardhës, u vu re dhe një tendencë për të rritur depozitat në lekë, duke kaluar ato në valutë, por që mesa duket nuk zgjati shumë, edhe pse më norma të rritura interesi.

Tetori mban rekordin për stokun më të lartë të depozitave që kur BSh ka nisur raportimet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë