Para

Depozitat në banka arrijnë nivel rekord, rikthehen kursimet në euro

Nga Gazeta 'SI' - Kursimet e shqiptarëve në banka janë rritur ndjeshëm gjatë dhjetorit, duke arritur vlerën më të lartë të regjistruar, 1.3 mijë miliardë lekë.

Nga nëntori në dhjetor kursimet janë rritur me 31.5 mld lekë, përkthyer në 2.47%.

Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, rritja ka ndodhur për depozitat në lekë dhe në euro. Në një muaj, ato në lekë u shtuan me rreth 13 mld lekë, ndërsa ato në valutë me rreth 18 mld lekë.

Për herë të parë pas shumë muajsh kursimet në valutë, që dominohen në euro kanë shënuar rritje, pasi monedha u zhvlerësua ndjeshëm gjatë vitit 2023.

Sipas Bankës së Shqipërisë, kontribut të madh kanë bizneset, të cilat kanë depozita të majme në bankat tregtare. Për familjet, normat e interesit vazhdojnë të gërryejnë aftësinë e tyre paguese.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë