Lajme

Departamenti amerikan i Drejtësisë fut në ‘sitë’ gjigantët e teknologjisë

Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka njoftuar një hetim mbi platformat kryesore online, duke shqyrtuar nëse ato veprojnë në mënyrë të drejtë në treg. DoJ nuk ka emëruar asnjë firmë, por kompanitë si Facebook, Google, Amazon dhe Apple do të shqyrtohen në hetimin e gjerë.

Kjo vjen pas një shqetësime të përhapura rreth kërkimit të mediave sociale dhe disa shërbimeve të shitjes me pakicë në internet, tha DoJ. Kjo gjithashtu shënon edhe rastin më të fundit, ku shqyrtohet fuqia e firmave të teknologjisë, mbi ekonominë amerikane. DoJ ka kompetenca gjithëpërfshirëse për të hetuar firmat që dyshon për shkelje të ligjeve të konkurrencës dhe mund të shpërbëjë kompanitë që mendojnë se janë shumë dominuese.
Komisioni Federal i Tregtisë i SHBA tashmë po shqyrton shqetësime të ngjashme, ndërkohë që po bëhen hetime edhe në Bashkimin Europian. Muajin e kaluar, Departamenti i Drejtësisë raportoi se po përgatiste një hetim të Google për të përcaktuar nëse gjiganti i motorëve të kërkimit kishte shkelur ligjin anti-trust. Departamenti amerikan i Drejtësisë i SHBA-së tha se shqyrtimi i saj anti-trust do të konsideronte "nëse platformat online udhëheqëse të tregut kanë arritur fuqinë e tregut dhe po angazhohen në praktika që kanë zvogëluar konkurrencën, kanë ndrydhur inovacionin ose kanë dëmtuar konsumatorët".
Ka të ngjarë të shqyrtojë edhe çështjet, se si firmat më të mëdha të teknologjisë janë rritur në përmasa dhe fuqi, dhe janë zgjeruar në biznese shtesë, si dhe se si kanë përdorur fuqitë që vijnë me rrjetet shumë të mëdha të përdoruesve. "Nëse nuk kanë disiplinën e konkurrencës së bazuar në treg, platformat digjitale mund të veprojnë në mënyra që nuk i përgjigjen kërkesave të konsumatorëve", tha në një deklaratë avokati Makan Delrahim, i cili kryeson Divizionin e Antitrustit. "Rishikimi i antitrust i departamentit do të shqyrtojë këto çështje të rëndësishme."
Departamenti i Drejtësisë nuk ka thënë në mënyrë të veçantë se cilat kompani janë nën hetim, por mund të supozohet në mënyrë të sigurte se Apple, Amazon, Facebook dhe Google do të jenë fokusi i vëmendjes së tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë