10 vjet bashkëpunim, 10 vjet besim reciprok. Tani ky raport i gjatë duhet rivlerësuar. Nga protagonistët e nga policia. Nga 2008 në 2018 Cezary Kucharski ka qenë menaxheri i Robert Lewandowski, që ai e zbuloi në moshën 19 vjeçare, duke e sjellë fillimisht tek Borussia Dortmund e pastaj tek Bayern Mynih. Profesionalisht janë rritur së bashku, por tashmë kanë denoncuar njëri-tjetrin. Sipas asaj që bën të ditur Spiegel, Lewandowski, ka sinjalizuar në policinë e Varshavës se është shantazhuar nga menxheri i tij i vjetër. Për të mbajtur sekret disa informacione private të sulmuesit polak, Kucharski ka kërkuar në këmbim disa milionë Zloty (afërsisht gjysmë milioni euro). E megjithatë historia nuk nis këtu.
Në javët e kaluara, Kucharski denoncoi Lewandowski-n e gruan e tij Anna sepse, sipas tij, çifti ka shpenzuar rreth 9 milionë euro të një shoqërie të përbashkët (RL Management) për qëllime personale (përfshirë udhëtime ekstra-luks). Sulmuesi i Bayern nuk i është përgjigjur kurrë akuzave, por nga ana tjetër ka denoncuar edhe ai ish-menaxherin.
Në të kaluarën disa manovra të Kucharski kishin bërë zhurmë në Gjermani. Në verën e 2014 Lewandowski u largua nga Borussia Dortmund për tu transferuar tek Bayern Mynih me parametër zero. Verdhezinjtë, vetëm një vit më parë, kishin humbur Mario Götze, kaluar pikërisht tek bavarezët që paguan klauzolën e zgjidhjes së kontratës së lojtarit. Për këtë Dortmund i kishin marrë Kucharski premtimin se nuk do ta transferonte edhe Lewandowskin tek Bayern. Verdhezinjtë u munduan ta shisnin sulmuesin tek Real disa muaj para përfundimit të kontratës. “Pati një takim me Florentino Perez – tregoi kohë më parë Kucharski për median polake –. Tratativa nuk u mbyll për fare pak. Kontrata ishte gati e kushtet ishin më të mira se ato që ofronte Bayern. Në Madrid ishte Benzema e nuk mund të lejoja që Robert të bëhej alternativë. Për këtë arsye preferova të transferohej në Bavari”. Pak ditë nga njoftimi i kalimit të Robert tek Bayern i thashë drejtuesve bavarezë se Lewy ndryshoi mendim e do shkonte tek Real. Tek Bayern çfarë nuk më thanë, por në fund vendosën në tavolinë 25 milionë më shumë për tu shpërndarë në vitet e kontratës”. Tani, edhe falë manovrave të Kucharski, Lewandowski është, bashkë me Neuer, lojtari më i paguar tek Bayern.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.