Sport

Dënohet Sinner, 3 muaj larg tenisit

Numri 1 në Botë, Jannik Sinner pranoi një përjashtim të menjëhershëm prej 3 muajsh nga tenisi pas marrëveshjes me “World Anti-Doping Agency” si pasojë e dy testeve positive të vitit të shkuar. 23vjeçari Italian që e nisi vitin me triumfin në “Australian Open” është i pezulluar nga 9 Shkurti deri më 4 Maj dhe do të kthehet në konkurim në “French Open” më 19 Maj. “WADA” që fillimisht kërkoi një penalitet prej dy vitesh për Sinner, pranoi sot shpjegimin e tij se kishte përdorur substancën “clostebol” me sugjerimin e fizioterapistit personal, pa e ditur që ishte në listën e atyre të ndaluarave.

Bordi drejtues i Agjencisë Botërore në Luftën Antidoping pranoi se kjo substancë nuk kishte ndikuar në paraqitjet e tenistit dhe gjithçka ka ndodhur si neglizhencë e stafit të tij. Ndër vite, tenisi ka parë disa kampionë të dënuar për përdorime të tilla. Përpara Sinner ishte Iga Swiatek që pranoi penalitetin katër javor në muajin  Nëntor kur ishte Numri 1 në Botë për femra. Më herët Sinner ishte shpallur i pafajshëm nga një gjykatë e pavarur për përdorimin e “clostebol”, Marsin e kaluar. Por “WADA” e apeloi vendimin në “Cas”, Shtatorin e kaluar dhe Sinner rrezikonte një dënim prej 2 vitesh në vendimin që do të shpallej në muajin Prill.

Por italiani fitoi kohë duke arritur një marrëveshje për pezullimin 3 mujor që i jep atij mundësi të kthehet në pistë në “Italian Open” duke nisur nga në 7 Maji. Gjatë kësaj kohe ai do të humbasë turnetë në terrenin e shpejtë në Indian Wells dhe Miami në Shtetet e Bashkuara, plus disa të tjerë në dheun e kuq që do ti shërbenin për tu përgatitur për Grand Slam-in francez në “Roland Garros”. Ndërsa “WADA” që tërhoqi apelin në “Cas” deklaroi se Sinner mund të kthehet në stërvitje nga data 13 Prill.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë