Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka ankimuar në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda vendimin ku u shpall fajtor me akuzën “shpërdorim detyre”.
Tahiri kërkon pafajësinë për akuzën e shpërdorimit të detyrës, akuzë për të cilën Gjykata e dënoi me 3.4 vite shërbim prove, periudhë në të cilën ish-ministri nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale. Po ashtu, për 3 vite, ish-ministri Tahiri nuk duhet të ushtrojë funksione publike.
Trupa gjykuese e liroi ish-ministrin nga tri akuzat e rënda, ajo e “krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, “korrupsion i zyrtarëve të lartë” dhe “bashkëpunim në trafik droge”. Prokuroria kërkoi 12 vite burg për ish-ministrin.
Gjithashtu, edhe ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, nëpërmjet avokatëve të tij, apeloi vendimin e Gjykatës për Krime të Rënda, që e dënoi atë me 3 vite burg.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.