Para

Denaj udhëzim Thesarit: Asnjë procedurë prokurimesh me fonde publike

Në kontekstin e situatës së emergjencës Ministrja e Financave Anila Denaj i ka dërguar një udhëzim Degës së Thesarit pas ngjarjes së tërmetit të 26 nëntorit.

Udhëzimi ka të bëjë me sigurimin e fondeve për gjendjen e emergjencës.

Denaj kërkon në udhëzim që faturat e njësive të qeverisjes duhet të paguhen deri më 15 dhjetor dhe pas kësaj date nuk do të lejohet nënshkrimi i asnjë kontrate të re.

Në këtë udhëzim përcaktohet qartë se nuk do të lejohet asnjë procedurë e re prokurimi me fondet publike.

“Faturat e njësive të qeverisjes të paguhen deri më 15 dhjetor. Pas kësaj date asnjë faturë nuk do të paguhet për llogari të buxhetit. Ndalohet nënshkrimi i kontratave të reja. Asnjë procedurë e re prokurimi me fondet publike”, shkruhet në udhëzim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë