Para

Denaj: Shpërndarja e pagesave të luftës përfundon brenda qershorit

Jo të gjithë i kanë përfituar, megjithë miratimin dhe ankesat e pranuara

Qeveria ka shpërndarë deri më sot për të dy paketat mbështetëse për punonjësit dhe bizneset gati 8,4 mln lekë.

“Kemi shpërndarë deri më sot pagat e premtuara për mbi 230 mijë shqiptarë, si mbështetje nga Paketat e Qeverisë gjatë pandemisë. Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të përmbyllin procesin brenda muajit Qershor.”- shkruan Ministrja e Financave Anila Denaj në llogarinë e saj zyrtare në Facebook.

Përfituesit nga paketat e “shpëtimit” anti Covid-19, sipas Denaj, do të ishin; nga paketa e parë numri i përfituesve të pagës së luftës ishte 62 mijë e 421 persona, ndërsa për paketën e dytë 176 . Sipas këtyre të dhënave mbeten ende pa marrë pagën e luftës edhe 8421 persona duke iu referuar planifikimit të qeverisë për të shpenzuar fondin për këtë qëllim.

Por në radhët e qytetarëve ka shumë ankesa, të cilat janë bërë me dije edhe në komentet drejtuar ministers Denaj.

Një qytetar thotë se e motra e tij “nuk është përfshirë fare dhe pse e përfiton pagën e luftës. Ju ka dërguar ankesë, ju e keni pranuar, por s'e keni futur në listat përfituese. Si ka mundësi???”- pyet ai.

Ministrja Denaj deklaroi pak kohë më parë duke iu referuar paketës së zgjeruar dy se nëse bizneset nuk do të aplikonin që punonjëist e tyre të larguar nga puna të përfitonin bonusin prej 40 mijë lekësh, ata do të gjobiteshin, por punonjësit do ta përfitonin automatikisht bonusin brenda muajit qershor.

Teksa efekti i Covid-19 në tregun e punës sipas të dhënave zyrtare të financave tregon për 136 mijë e 146 të larguar nga puna në tre muaj. Por sipas ministres Denaj nga ndodhur edhe efekti i zbehjes ku janë punësuar apo rikthyer në punë 109 mijë e 93 vetë duke mbetur të papunë 27 mijë e 53 persona.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë