Ka ndodhur

Denaj: Klima e biznesit, në fokus të të gjithë institucioneve

Ministrja ftoi bizneset, anëtare të Dhomës Amerikane, të jenë më shumë pjesëmarrës edhe në bordet e shkollave profesionale, si një shtysë për t’i orientuar ato drejt tregut të punës dhe nevojave konkrete të sipërmarrësve për punonjës.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj,  në 20 Vjetorin e Asamblesë së Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, duke ftuar investitorët amerikan të bëjnë biznes në Shqipëri se klima e biznesit duhet të jetë në fokus të të gjithë institucioneve .

“Klima e biznesit në Shqipëri është dhe duhet të jetë në fokus të gjithë institucioneve. Duke qenë këtu si përfaqësuese e Qeverisë, dua të theksoj angazhimin që përpjekja dhe puna për të përmirësuar klimën e biznesit nuk do të mungojë.”, u shpreh  Ministrja.

Gjatë fjalës së saj, minstrja Denaj tha  se  reformat  e Derregulimit dhe e Digjitalizimit kanë  shkurtuar burokracitë, letrat e panevojshme, kostot për biznesin dhe mbi të gjitha kanë ulur prirjen drejt korrupsionit.

 “Ne nuk do të reshtim së promovuari potencialet e vendit dhe bërjen e tij sa më tërheqëse për investitorët e huaj”, tha Ministrja.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë vlerësoi si një ngjarje historike firmosjen dy javë më parë të Memorandumit të  Bashkëpunimit Ekonomik Shqipëri-SHBA.

“E para në vitet ’30, e dyta në vitin 1992 dhe e treta dy javë më parë”, u shpreh Ministrja Denaj. Ajo theksoi angazhimin e Qeverisë për të realizuar këtë projekt në një punë me hapa konkretë, për ta çuar përpara këtë memorandum kaq të rëndësishëm.”- u shpreh Denaj.

Ministrja  ftoi  sipërmarrësit e Dhomës Amerikane të rrisin prezencën e tyre në Shqipëri, duke i orientuar ata  edhe në fushat  prioritare  si energjia, turizmi, përpunimi, teknologjia e informacionit, etj., si sektorë shumë të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Javës e ardhshme ne lancojmë një ligj të ri për start-up-et dhe inovacionin. Kemi punuar së bashku me ekspertë të GIZ-it për të sjellë një kuadër ligjor të ri për të gjithë iniciatorët e një biznesi, sidomos në një vit kaq të vështirë ku bizneset po mendojnë ridimensionimin e mënyrës së të bërit biznes, në kushtet e pandemisë.”, bëri me dije Denaj.

Ministrja ftoi bizneset, anëtare të Dhomës Amerikane, të jenë më shumë pjesëmarrës edhe në bordet e shkollave profesionale, si një shtysë për t’i orientuar ato drejt tregut të punës dhe nevojave konkrete të sipërmarrësve për punonjës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë