Treg

Dëmtohen 3 tubacione të Nord Stream, kompania: Dyshohet për sabotazh

Tre tubacione të gazsjellësit Nord Stream janë dëmtuar, duke ngritur dyshimet për sabotim, sipas një deklarate të kompanisë.

Njoftimi erdhi pasi autoritetet suedeze lëshuan një paralajmërim për dy rrjedhje në tubacionin Nord Stream 1, menjëherë pas një rrjedhjeje në tubacionin Nord Stream 2.

Nord Stream AG njoftoi se nuk dihet se kur do të rikthehet në punë sistemi i gazsjellësit.

“Fatkeqësia që ndodhi në të njëjtën ditë njëkohësisht në tre linja të tubacioneve të sistemit Nord Stream është e paprecedentë. Dyshohet për sabotim, ” thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, edhe pse autoritetet gjermane deri më tani nuk kanë bërë asnjë koment, sipas një burimi në qeverinë gjermane, të cituar nga gazeta gjermane Taggesspiegel, “gjithçka tregon se nuk bëhet fjalë për rastësi”.

“Ne nuk mund të imagjinojmë një skenar që nuk përfshin një sulm të synuar”, theksoi burimi.

Gjithashtu edhe Dmitry Peskov theksoi se “asnjë opsion nuk mund të përjashtohet”, sipas agjencisë Reuters.

Nord Stream 1, i cili përbëhet nga dy linja paralele të afta për të transportuar 27.5 miliardë metra kub në vit secila, filloi furnizimin me gaz direkt nga Rusia në Gjermani në 2011.

Rrjedhjet përmes tubacionit, i cili ka funksionuar që nga korriku me vetëm 20% të kapacitetit, u pezulluan në fund të gushtit për shkak të probleme të mirëmbajtjes.

Kremlini ka të ngjarë të mbajë flukset jetike të gazit në Europë në nivele minimale për sa kohë që ngecja mbi Ukrainën vazhdon, duke rritur presionin mbi Bashkimin Europian për qëndrimin e tij të ashpër ndaj pushtimit të Rusisë, thanë njerëz të njohur me këtë çështje në korrik.

 Rusia po ndërpret flukset e gazit për të rritur 'nxehtësinë politike' te liderët europianë teksa po afrohen mungesat e energjisë dimërore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë