Futboll

Dëmtim traumatik në Premier Ligë, lojtari shkon në spital me bombul oksigjeni

Gazeta Si – Ndeshja e Premier Ligës mes Fulhemit dhe Shefilld Junajtid ishte në qendër të vëmendjes pasditen e së shtunës për shkak të një dëmtimi shokues të Kris Basham, mbrojtësit të skuadrës mike.

Pasi krosoi, impakti i këmbës me terrenin i shkaktoi një problem të rëndë në kavilje. Një dëmtim i tmerrshëm, traumatik, aq sa u desh edhe bombula e oksigjenit në ato momente.

Lojtarët e dy skuadrave mbetën të shokuar për disa minuta. Mes duartrotiktjeve të publikut, Basham u transportua për në spital. Pamjet e kaviljes së tij të thyer ishin vërtet të tmerrshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë