Futboll

Dëmtim muskulor për Berat Gjimshitin, por nuk ka alarm për kapitenin kuqezi

Gazeta Si – Nga tani e deri në qershor, kur kuqeiznjtë do të nisin Europianin e tyre të dytë në histori, të gjithë kryqëzojnë gishtat që lojtarët të mos kenë probleme shëndetësore. Dëmtimet janë pjesë e futbollit, që ndonjëherë tregohet i pamëshirshëm.

Mbrëmjen e së hënës një dëmtim pësoi kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, i cili la fushën gjatë ndeshjes me Torinon vetëm pas 19 minutash. Mbrojtësi shqiptar doli nga fusha me dorën te kofsha e majtë, ku ndjente dhimbje.

Sipas shtypit italian, bëhet fjalë për një dëmtim muskulor, por jo serioz, edhe pse priten analizat e detajuara për të mësuar me saktësi shkallën e dëmtimit. Gjimshiti mund të ketë humbur ndeshjen e radhës në kampionat me Atalantën, për momentin nuk ka vend për alarm.

Janë dëmtime që vijnë nga ngarkesa e madhe e ndeshjeve. Gjimshiti është titullar me Atalantën dhe kohët e fundit ka luajtur në kampionat dhe në kupat e Europës. Plus ndeshjet e Kombëtares, ku kapiteni nuk ka munguar.

Për momentin te Kombëtarja shqiptare janë dy lojtarë shumë të rëndësishëm që kanë kaluar dëmtime të rënda, që i kanë lënë jashtë fushave për një kohë të gjatë. Armando Broja dhe Marash Kumbulla. I pari ka filluar të luajë me Çelsin, kurse i dyti ka nisur stërvitjen me grupin te Roma. Deri në qershor trajneri Silvinjo shpreson shumë që të mos ketë asnjë dëmtim të tillë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë