Mjedis

Dëmi mjedisor i Bitcoin është më i madh se ai i minierave të arit

Dëmi mjedisor i prodhimit të kriptomonedhës është mesatarisht 35% e vlerës së saj të tregut gjatë pesë viteve të fundit

Hulumtimi nga Universiteti i New Mexico, i botuar në revistën Scientific Reports, vlerësoi se dëmi klimatik i prodhimit të monedhës dixhitale ka arritur mesatarisht 35% të vlerës së saj të tregut gjatë pesë viteve të fundit, duke arritur kulmin në 82% në 2020.

Kjo është e krahasueshme me gazin natyror, i cili kap 46%. Dhe është shumë më tepër se ari, malli me të cilin e krahasojnë më së shumti mbështetësit e kriptomonedhës, i cili ka një ndikim klimatik prej vetëm 4% të vlerës së saj të tregut, falë vlerës së tij të madhe të përgjithshme që zvogëlon ndikimin e madh mjedisor të nxjerrjes së tij.

Dëmi disproporcional i monedhës dixhitale për klimën vjen nga përdorimi i një procesi kompjuterik për të verifikuar transaksionet e quajtura “mining” që kërkon shpenzime të mëdha të energjisë elektrike.

Në më shumë se një ditë nga 20 në periudhën që studiuesit ekzaminuan, dëmtimi i klimës nga këta "minues të bitcoin" tejkaloi vlerën e monedhave të prodhuara, kryesisht për shkak të atij konsumi të energjisë elektrike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë