Vende dhe Udhetime

Delfini ‘hot’ ngacmon seksualisht njerëzit që hyjnë në det

Njerëzit që duan  të kalojnë ditët e nxehta të verës  në bregdetin veriperëndimor të Francës, duhet të rishikojnë edhe një herë planin e tyre.  Zyrtarët lokal kanë ndaluar notin dhe zhytjen në një zonë të caktuar.  Ata thonë se në  plazhet e Landevennec ndodhet një delfin i vetmuar me nofken Zafar i cili është i dashuruar me njerëzit. Për muaj me radhë ky delfin ka argëtuar vizitorët në Gjirin e Brestit  me lëvizjet e tij, por duket se interesi i delfinit është i nxitur nga nevoja  për një shoqëri të natyrës intime,

njoftoi gazeta franceze Ouest-France.  “Ai bën lëvizje të nxehta “, tha një specialist i gjitarëve të detit, për faqen e lajmeve. Zafar ka penguar një notare femër, të kthehet në breg,  dhe është dashur ndërhyrja e rojeve bregdetare për ta shpëtuar atë.

Ndërkohë që emri i tij përkthehet në ‘fitore", përpjekjet e ndryshme të Zafarit për të përmbushur nevojat  e tij kanë rënë në sy kohët e  fundit,  kjo ka nxitur kryetarin e Landevennec Roger Lars për të nxjerrë një akt nënligjor që ndalon notimin dhe zhytjen pranë bregut të fshatit sa herë që Zafari shihet në zonë. Sjellja e Zafarit po frikëson vizitorët dhe vendasit , tha Lars.

"Kam nxjerrë dekretin për të ruajtur sigurinë e njerëzve," tha ai.  Sjelljet agresive dhe lëvizjet intime nuk janë të pazakontë në rastin e Zafarit, thotë për The Washington Post, Elizabeth Hawkins, studiuese e gjitarëve detar në Australi. Për delfinët meshkuj të izoluar nga shoqëria e tyre, fërkimi i tyre në objekte ose me njerëz është vërejtur si përpjekje për të plotësuar nevojën biologjike, tha ajo.

Është  parë  se delfinët dhe llojet e ndryshme të balenave  që fërkojnë veten me objektet që iu dalin përpara, marrin një lloj kënaqësie seksuale, "tha Hawkins. Sipas një kapitulli të një libri "Gjitarët e Detit: Peshkataria, Çështjet e Turizmit dhe Menaxhimit", hulumtuesit zbuluan se nga 29 "delfinë të vetmuar", të paktën 13 delfin kishin periudha të sjelljeve seksuale të drejtuara drejt njerëzve, ose objekteve të tjera.

Mënyra se si ka ndryshuar sjellje Zafari është e  njohur, dhe tregon sjelljen e një delfini të vetmuar, tha Lars Bejder, drejtor i Institutit Hawaiian të Programit të Kërkimit të Zogjve Detar të Biologjisë Detare në Universitetin e Havaiut në Manoa. Në librin e gjitarëve të detit, thuhet se 18 delfin të vetmuar, kanë shfaqur sjellje agresive ndaj njerëzve.

Por  nga Zafar askush nuk është ndaluar deri më tani, megjithatë autoritetet vendas kanë ndaluar notimin në këto zonë bregdetare, për aq kohë sa ky delfin ka shfaqur një sjellje të tille. “Kjo kafshë nuk është e rrezikshme” tha  Le Cornec, një specialist i ligjit për mjedisin, por për aq kohë sa ky delfin ka shfaqur një sjellje ndryshe ndaj njerëzve, këshillohet që këta të fundit të kenë kujdes. Në një intervistë me Ouest-France, Le Cornec theksoi se kryetari i bashkisë dëshiron të përshkruajë Zafarin si një "bishë të egër, gjë e cila nuk është aspak e vërtetë.

Lars, kryebashkiaku i qytetit, i tha Le Telegramme se vendimi për ndalimin e zhytjeve ne det u bë vetëm pasi u konsultua me ekspertë të gjitarëve detar. Bazuar në përshkrimin e sjelljes së Zafarit, Hawkins tha se delfini është tashmë në një "nivel shumë të lartë habitati" dhe se autoritetet kanë ndërhyrë në kohën e duhur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë