Lajme

Del para vettingut prokurori Ndini Tavani, kandidat për SPAK

Ndini Tavani, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka dalë sot paradite para vettingut. Prokurori Tavani është edhe kandidat për në SPAK. Hetimi është zhvilluar për të tria kriteret e rivlerësimit, për pasurinë, figurën dhe aftësitë profesionale.
Në raportin e saj, ILDKPKI ka arritur në përfundimin se ka kryer deklarim të saktë, nuk ka mungesë të burimeve të ligjshme dhe nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesit.
KPK ka kryer një hetim më të thelluar në lidhje me pasuritë e subjektit.
Të ardhurat e deklaruara nga avokati, Komisionit i kanë rezultuar më pak se ç'ka deklaruar subjekti. Komisioni është duke shqyrtuar dokumentet dhe pretendimet e subjektit për këtë pasuri. Nga hetimi, KPK, ka konstatuar se nuk mund të krijonte vlerën e deklaruar nga aktiviteti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë