Art dhe Kulture

Del kontrata e shitjes së truallit të TK më 1938 , i destinuar për teatër

 

Tre djemtë e  Servet Libohovës, pasardhës të tij, e pranuan ofertën e Mbretërisë Italiane për të shitur truallin në pronësi të tyre në vitin 1938 me kushtin e vetëm që të përdorej vetëm për të ndërtuar një godinë teatri.

Dokumentat autentike të shitblerjes , deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku i paraqiti  

në Komisionin e Ekonomisë  për të përforcuar argumentin se akti i qeverisë është korruptiv dhe shkel  çdo normë  kushtetuese për pronesinë .

Dokumentet origjinalë të shitblerjes së truallit, më 1938.

“Unë sot këtu po publikoj kontratën e shitblerjes nënshkruar në vitin 1938 nga familja Libohova, që i është shitur përfaqësuesit të shtetit italian. Në kontratë thuhet specifikisht që ai që e blen truallin, nuk e përdor dot për asnjë destinacion tjetër, përveçse për Teatër.

Qeveria italiane që atëherë më largpamëse sesa qeveria shqiptare e cila sillet si pushtuese e trojeve publike”, ka thënë Tabaku, ndërsa I ka postuar këto dokumente edhe në profiling e saj në Facebook, me dicciturën  “Çojuani amanetin në fund pronarëve!”

Sipërfaqja në të cilën Mbretëria Italiane, përmes arkitektit Giulio Berté, ndërtoi godinën aktuale të Teatrit Kombëtar me stilin e saj racionalist ka qenë më parë pronë e familjes Libohova.

Kjo pronë me një sipërfaqe prej 10625.31 metrash katrorë u ble nga Francesco Jacomoni në llogari të Mbretërisë Italiane për 7 franga floriri metri katror. (Në total 74377.17 monedha floriri). Godina,  e cila u  ngrit me urdhër të Mbretit Zog, u përdor ndër të tjera edhe si teatër.

“Sot e kësaj dite qeveria shqiptare jo vetëm që nuk shpronëson në vlera të atilla, por sjell në Shqipëri arkitektë të panjohur apo qoftë edhe të njohur për të shkatërruar historinë, trashëgiminë dhe jo rrallë herë për të vjedhur pronën publike dhe atë private.”- ka vijuar Tabaku, duke thënë se pas 80 vjetësh nga shitja e truallit me synimin për t’u shndërruar në  një vepër publike në shërbim të qytetarëve, qeveria Rama kërkon legjitimin e një kontrate antikushtetuese për të ngritur në tokën që u takon qytetarëve një kullë me emrin Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë