Ka ndodhur

Dekriminalizimi, përfundon verifikimi për dy kandidatë për deputetë

Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar verifikimet për dy kandidatë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, të cilët dyshohet se kanë probleme me ligjin e dekriminalizimit.

Burime nga organi i akuzës, bëjnë me dije se bëhet fjalë për kandidatin e Nismës “Thurje” Napolon Laska dhe për një kandidat tjetër.

Në njoftimin e prokurorisë, thuhet se i takon KQZ-së të vendosë në rast se rezultatet që kanë dalë nga verifikimet e kandidatëve, janë pjesë e sferës së ndalimit të tyre për t’u zgjedhur.

“Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet e përfshira në këtë proces dhe po trajton të gjitha kërkesat e përcjella, për verifikim të thelluar e të plotë të të dhënave të pasqyruara në Formularët e Vetëdeklarimit nga personat, subjekte të këtij ligji që garojnë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit”, - thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Emrat e kandidatëve që i janë dërguar prokurorisë për verifikim

Koalicioni ABEOK

Altin Gjeloshaj

Elsa Voka

Daniel Prroj

Ervis Beu

Ido Pashaj

Partia Bindja Demokratike

Arsen Belaj

Bahri Shabani

Partia Lëvizja për Ndryshim

Dashamir Tahiri

Adrian Gjoka

Partia Lëvizja e Re

Ilmi Kuka

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim

Arbër Arifaj

Ashim Tafilaku

Aelton Ismaili

Ferdinant Aligjoni

Ilir Hysi

Artur Baku

Partia Nisma Thurje

Boris Shakaj

Napolon Laska

Partia Demokratike

Agron Kapllanaj

Gentian Muça

Rezeart Tusha

Zef Hila

Partia Social Demokrate

Kleo Murataj

Tom Doshi

Serdar Hoxha

Partia Socialiste

Artan Bitri

Halim Dauti

Ldeonard Beqiri


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë