Futboll

Dedikimi prekës i Romarios për të ëmën: Humba tifozen më entuziaste, mësuesen e jetës!

Gazeta Si – Ai është një nga lojtarët më të mirë të historisë së Brazilit. Ish-sulmuesi Romario ka humbur të ëmën dhe në “X” ka bërë një postim të gjatë kushtuar asaj.

“Me trishtim të pambarimtë dhe shumë nostalgji duhet t’i them lamtumirë fizikisht dashurisë sime të madhe, mbretëreshës sime, asaj që më dha jetën dhe më drejtoi në rrugën e ndershmërisë. Nëna ime e dashur ka ndërruar jetë.

Dhimbja që ndjejmë është e pashpjegueshme, jemi të sigurtë se dashuria që Dona Lita na ka dhënë është gjëja më e çmuar që kemi. Të gjithë ata që më ndjekin e njohin nënën time, sepse ka qenë gjithmonë me mua. Ajo më ka emocionuar dhe më ka prekur, ka prekur Brazilin për secilin nga golat e mi në Botërorin 1994.

Sot humba nënën time, humba edhe miken time më të mirë, tifozen time më entusziaste dhe mësuesen e jetës. Do të jetosh gjithmonë me ne, nënë. Faleminderit për gjithçka”, - ka shkruar Romario, një nga legjendat e futbollit brazilian, kampion bote në 1994-ën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë