I gjithë vendi këtë të shtunë është pushtuar reshjet e shiut, borës dhe temperaturat e ulëta.
Reshjet e bores kanë mbuluar Dibrën, Kukësin, Pogradecin, Korçën, Librazhdin. Reshje bore kanë rënë edhe në Lezhë, ku bregdeti i Shëngjinit është mbuluar nga dëbora.
Në qarkun e Dibrës dhe Korçës kanë nisur dhe problemet me bllokimin e rrugëve.
Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë në Qafën e Qarrit, rrugën e Dardhes, rrugën Voskop-Voskopoje për mjetet e vogla. Udhëtarët që i zgjedhin këto destinacione për të pushaur duhet ta kenë parasysh.
Ndërkohë që rruga rurale Shtylle-Panarit vijon të mbetet e bllokuar.
Ndërsa në zonat malore të Dibrës raportohet për mungesë të energjisë elektrike në disa fshatra.
Dëbora ka veshur edhe Parkun Kombëtar të Qafë Shtamës në Krujë.
Ndërsa, Shkodra është e gjitha nën pushtetin e ujit, ku janë dhjetëra banesa janë të përmbytura.
Për shkak të reshjeve me intensitet të lartë, 5370 hektarë tokë janë nën ujë.
Rruga e Obotit është bllokuar pasi niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 150 cm, ndërkohë në një situatë të ngjashme gjendet edhe fshati i Obotit ku nën ujë janë edhe 8 shtëpi.
ARRSH: Ja akset ku duhet të përdorni goma dimërore e zinxhirë
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) u rekomandon drejtuesve të mjeteve që të përdorin zinxhir për shkak të borës dhe ngricave në disa akse kryesore. Të gjithë duhet të pajisen edhe me goma dimërore.
“Gjatë natës kanë filluar reshjet e borës në Qarkun e Kukësi, në Qarkun e Dibrës, në Qarkun e Korçës, në Qafë Mali-Fierzë, në akset e Sarisalltikut dhe Steblevës, shoqëruar me temperatura të ulëta. Kontraktorët kanë bërë shpërnadrjen e kripës dhe pastrimin e të gjitha akseve. Në akset Korçë-Qafë Qarri, Korçë-Dardhë, Voskop-Voskopojë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Vazhdon puna me mjete borë pastruese. Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit për shkak të ngricave, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë”, shkruan ARRSH.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.