Politike

Debati Rama-Basha, Vasili: Po bëni tango politike. Rama: Kjo na ka mbetur se Baftjari nuk është

Nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili, nuk i ka pëlqyer debati i tepërt mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, që të ndërpresë debatin e të enjtes në Kuvend dhe të nisë seancën normalisht me diskutim për rendin e ditës.

Vasili iu drejtua Nikollës, duke i kërkuar të bëjë detyrën, pasi sipas tij, “Kuvendi nuk është pronë e çdo lloj tangoje politike”.

“Kjo sallë do funksionojë me rregullat që kemi vendosur këtu, apo është pronë e çdo lloj tangoje politike, që ka kohë të tjera për t’u bërë. Deklaruat që interpelanca mbyllet. Kjo rregullore nuk parashikon, përveç dy njerëzve ai që bën interpelancë dhe ai që kërkon, dhe aty interpelanca mbyllet. Së paku, bëjeni këtë sallë të funksionojë në mënyrë normale. Nuk është pronar kryeministri, që thotë e marr fjalën sa herë dua. Këtë detyrë o bëjeni, ose thoni që kjo është një anarshi. Ku ta bëjmë Kuvendin, në shkallët e Kuvendit? Se kjo ka mbetur. Mos të bëhet këtu rrumpallë parlamentare, pa rregull e asgjë. Së paku të zbatojmë rregullat, pasi mbi to nuk del asnjë në këtë sallë. Nëse doni griseni publikisht dhe thoni që kjo është salla e kryeministrit. Ju bëj thirrje ta ndalni këtu këtë çështje. Interpelanca konsiderohet e mbyllur. Hapni debatin për çështjet e rendit të ditës, lëreni rrumpallën, kthejuni rendit të ditës”, tha Vasili.

“Tangoja na ka mbetur se Baftjarin nuk e kemi”, iu pergjigj Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë