Politike

Debat PS-PD/ Mbledhja e komisionit të Sigurisë zhvendoset në korridor  

Mbledhja e Komisionit të Sigurisë u zhvendos të martën në korridoret e Kryesisë së Kuvendit. Deputetët e opozitës dhe ata të Partisë Socialiste u përfshinë në debate në lidhje me kërkesën bazike të PD-së për ngritjen e  komisioneve hetimore.

Deputeti socialist, Vullnet Sinaj u kërkoi kolegëve të opozitës që t’i drejtohen  Gjykatës Kushtetuese ndërsa këta të fundit thanë se ngritja e këtyre komisioneve bëhen në zbatim të vendimit të mëhershëm të kësaj gjykate.

Debati

Vullnet Sinaj: Nuk mund të bëhet Parlamenti gjykatë.

Lefter Gështenja: Sapo tha Dumani që nuk cenon fare hetimin. Ne rekomandojmë komisionet hetimore. A e dëgjove kryeprokurorin dje.

Vullnet Sinaj: Vetëm Gjykata Kushtetuese mund të shpjegojë Kushtetutën

Lefter Gështenja: Ne kërkojmë respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Vullnet Sinaj: Në vend që të rrini këtu të na pengoni drejtohuni Gjykatës Kushtetuese.

Lefter Gështenja: Keni një vendim të Gjykatës Kushtetuese, pse nuk e nxirrni


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë