Futboll

De Ligt dhe Bajern drejt ‘dirvorcit’, Mançester Junajtd interesohet për holandezin

Gazeta Si – Lojtari holandez ka një raport të ftohtë me trajnerin Tuhel. Ai ka dalë alternativa e 4-t në rolin e tij, pas ardhjes së Kim dhe Dier, ndaj dhe largimi ëhstë shumë afër.

Mathijs De Ligt është në vështirësi dhe kërkon largimin nga Bajern mynih. Ai kaloi te bavarezët në 2022-shin dhe duhej të sistemonte mbrojtjen e tyre. Me Nagelsman ndihej mirë, por me ndryshimin e trajnerit edhe situata ish-lojtarit të Juventusit ndryshoi. Raporti me Tuhel nuk është pozitiv dhe në verë gjasat janë që De Ligt të ndryshojë klub. Për të interesohet Mançester Junajtid.

Mathis De Ligt dhe trajneri Tomas Tuhel. Gazeta Si, 18 janar 2024

Në verë te Bajerni erdhi Kim dhe De Ligt rrëshqiti pas koreanit dhe francezit Upameçano. Tani Bajerni afroi edhe Dier, që do të thotë se holandezi kalon në vend të 4-t. Jo vetëm kaq, bavarezët duan edhe Araujo të Barcelonës në verë dhe nëse arrijnë ta marrin, atëherë duhet të lirojnë një vend në mbrojtje.

Situata tregon se atë vend do ta lirojë pikërisht De Ligt. Futbollisti vetë dëshiron të luajë rregullisht, por Tuhel piste paraqitje më të mirë prej tij. ‘Divorci’ mes palëve është shumë afër, por jo në janar, sepse grupi i Bajernit është i reduktuar. Nuk është momenti për të shitur tani, në verë ndryshon situata dhe De Ligt me siguri do të jetë me valixhe në duar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë