Futboll

De Bryjne frikëson Sitin, dy vjet pa Europë janë shumë për belgun

Kevin De Bryjne është një nga lojtarët më të mirë në botë në rolin e tij. Mesfushori belg i Mançester Sitit ka dhënë një deklaratë së fundi në lidhje me të ardhmen, një deklaratë që e ka trembur jo pak ekipin e trajnerit Pep Guardiola.

ër të përditshmen belge “Het Laatste Nieuws”, De Bryjne ka pohuar se pezullimi i Mançester Sitit nga kompeticionet europiane për dy vitet e ardhshme mund të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhmen e tij. Ai ka kontratë me “qytetarët” deri në fund të 2023-shit dhe pret vendimin e KAS-it, pas rekursit që Siti ka bërë ndaj UEFA-s. Nëse vendimi është negativ, dy vjet pa Ligë Kampionësh për të janë shumë.

Kevin De Bryjne. Gazeta Si, 3 maj 2020

Po pres çfarë vendimi do të merret nga KAS-i. Drejtuesit na kanë siguruar se e kanë apeluar çështjen dhe janë të bindur 100% se do të fitojnë, – shpjegon 28-vjeçari. – Kam besim te klubi im dhe presim vendimin, pastaj do të shoh se çfarë do të bëj për të ardhmen. Sigurisht, dy vjet pa Ligë Kampionësh është një periudhë e gjatë. Nëse pezullimi do të ishte për një vit, do ta mendoja qëndrimin, por dy vjet janë vërtet shumë”.

Nga këto fjalë të kampionit belg kuptohet qartë mendimi tij dhe nëse asgjë nuk ndryshon në KAS, atëherë për shërbimet e tij me siguri do të futen në garë klubet më të mëdha në Europë. Kevin De Bryjne është në kulmin e karrierës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë