Futboll

Datat e rifillimit të Champions, Europa League dhe 5 ligave kryesore

Seria A 2020/2021 më në fund ka një datë zyrtare për rinisjen. Këshilli i Ligës Italiane të Futbollit, ka vendosur që kampionati tjetër të fillojë zyrtarisht të shtunën më 19 Shtator dhe jo më 12 shtator siç ishte planifikuar në fillim.

Bordi, i udhëhequr nga Presidenti Dal Pino dhe CEO De Siervo dhe i përbërë nga Marotta, Lotito, Antonello, Scaroni, Percassi dhe Casasco pas diskutimeve me klubet, arritën një marrëveshje për fillimin e kampionatit të ardhshëm më 19 shtator. Milan, Lazio, Juventus dhe Atalanta dëshironin që kampionati të fillonte më 12 shtator menjëherë pas ndeshjeve të kombëtareve, por si pakicë që ishin, edhe këto klube pranuan vendimin.  Në këtë mbledhje janë marrë edhe vendime se si do të veprohet në rast se ndërpritet sërish futbolli dhe hartimin e një protokolli të ri anti-COVID.

Përveç Italisë edhe federatat e ndryshme po punojnë për një fillim të ri. Ja si paraqitet situata në Europë, fillimi i kampionateve, merkato dhe shorti i Champions dhe Europa League.

4 gusht – Hapet merkato në La Liga

21 gusht – Finalja e Europa League për edicionin 2019-20

22 gusht – Fillon Ligue 1

23 gusht – Finalja e Champions Legue 2019-20

1 Shtator – Hapet merkato në Serie A

12 Shtator – Fillojnë Liga Premier 2020-21 dhe La Liga 2020-21

18 Shtator – Fillon Bundesliga 2020-21

19 Shtator – Fillon Seria A 2020/21

1 Tetor – Shorti i Champions dhe Europa League 2020-21

5 tetor – mbyllet merkato ne Premier League, Serie A, Bundesliga, La Liga.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë