Trend

Dasma e re e Jennifer Lopez, e fiksuar pas traditës

Jennifer Lopez së fundmi pranoi për ‘Entertainment Tonight’ se përsa i përket dasmës së saj me Alex Rodriguez ata nuk kanë asnjë plan të caktuar. Por një gjë që aktorja e di me siguri është se djali i saj Max do të jetë ai i cili do e shoqërojë drejt altarit.

Është një gjest i ëmbël dhe gjithashtu konfirmon fjalët që Lopez dhe Rodriguez po kujdesen shumë që të përfshijnë dhe fëmijët në dasmë. Të dy ata kanë fëmijë nga martesa të mëparshme : Lopez ka binjakët Max dhe Emme, ndërsa Rodriguez ka vajzat Ella dhe Natasha. “Është gjithmonë e ndërlikuar kur ti përzjen familjet, por Jennifer dhe Alex bënë një punë të mirë që në fillim”, tha një burim për People. “Të gjithë fëmijët e tyre e pranuan njëri-tjetrin dhe patën një marrëdhënie të mirë që në fillim”.

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez me fëmijët e tyre

Zgjedhja e Jennifer është gjithashtu një mënyrë për të ndryshuar kulturën e martesës në përgjithësi: shumë njerëz po heqin dorë nga tradita që babai e shoqëron nusen drejt altarit dhe në vend të saj thjesht po zgjedhin një figurë që ka rëndësi për ta. Për shembull, Meghan Markle në dasmën e saj mbretërore zgjodhi të ecte vetëm deri në gjysmën e rrugës dhe në gjysmën tjetër drejt altarit u shoqërua nga princi Charles.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë