Futboll

Dani Alvesh del nga burgu pas 14 muajsh, garanci prej 1 milion eurosh

Gazeta Si - Pas 14 muajsh në qeli, Dani Alvesh mund të lërë burgun. Gjykata e Barcelonës ka pranuar rekursin e avokatit të ish-lojtarit brazilian, Ines Guardiola, që kishte apeluar pas dënimit me 4 vjet e 6 muaj të 40-vjeçarit për dhunë seksuale.

Dalja nga qelia, në pritje të sentencës përfundimtare, bëhet e mundur me kushtin e 1 milion eurove si garanci.

Më 22 shkurt, Gjykata e Barcelonën e dënoi Dani Alveshin për aggresion seksual ndaj një gruaje. Nagjarja kishte ndodhur në një diskotekë të qytetit katalanas, më 30 dhjetor 2022. Gjykatësit urdhëruan tërheqjen e pasaportës spanjolle dhe braziliane të Dani Alveshit.

Ish-futbollistit iu ndalua të linte Spanjën dhe duhet të paraqitet në gjykatë çdo javë. Alveshit gjithashtu i ndalohet afrimi më shumë se 1 kilometër ndaj gruas dhe komunikimi me të në çdo mënyrë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë