Drejtësia

Trafiku i drogës në Elbasan: 35 nga të arrestuarit në burg, 10 me ‘arrest shtëpie’ e detyrim paraqitje

Gazeta Si - Gjykata e Elbasanit mbajti në qeli më masën arrest me burg 35 nga 45 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Rrjeti” përmes të cilit policia tha se goditi katër grupe kriminale të trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në këtë qark.

Togat e zeza, miratuan kërkesën e prokurorisë që 3 nga të arrestuarit do të vazhdojnë të hetohen me masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për 7 të tjerë u caktua masa “detyrim paraqitje”.

7 persona ndërkohë janë ende në kërkim policore me vendim të Gjykatës, ndërkohë që për 29 persona të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Të gjithë akuzohen për prodhim, trafikim dhe shitje të lëndëve narkotike, si pjesë e katër grupeve kriminale me veprimtari në qarkun e Elbasanit dhe qytete të tjera.

Prokurori i Çështjes, tha se operacioni është në vazhdim, pasi nga dëshmitë e të arrestuarve janë nxjerrë të dhëna për persona të tjerë të përfshirë në aktivitet.

Operacioni “Rrjeti”, një nga më të mëdhenjtë e viteve të fundit kundër narkotikëve u shtri në Qarkun e Elbasanit dhe Pogradec.

Policia tha se shkatërroi plotësisht 3 grupe kriminale dhe pjesërisht një të katërt.

Gjatë aksionit u sekuestruan 1 kilogram e 311 gramë kokainë, 860 gramë heroinë, 1 kilogram e 317 gramë kanabis, mijëra doza kokaine, heroinë, kanabisi dhe metadoni, sikurse edhe fara kanabisi.

Kontrollet në 52 banesa e biznese të tjera zbuluan edhe armë zjarri, municion luftarak dhe armë të ftohta.

Grupeve të drogës iu sekuestruan 51 milionë lekë, 15 mijë euro, si dhe një shumë frangash zvicerane.

Personat e ndaluar:

Joni Hasnjoku

Durim Novaku

Hysni Sadushi

Arsen Vishkulli

Emiljan Dinja

Ledi Nergjoni

Erist Skilja

Gazmir Panxhi

Gentjan Shabani

Florenc Demiri

Gavrosh Berati

Rigert Kokoneshi

Ferdinand Sadushi

Ahmet Kushi

Denis Darzeza

Florenc Puto

Storado Sadushi

Emre Puro

Rezarta Isufaj

Shpetim Myrta

Edor Hasanllari

Andrea Gugu

Armando Buzani

Erind Hoxha

Ilirjan Kume

Sali Isufaj

Klajdi Isufaj

Igli Merko

Hekuran Gjeli

Xhuljano Gjyla

Enea Hysenbelli

Leonard Tola

Aldo Gjeli

Esmirand Lici

Xhulio Lluca

Armand Lluca

Oltjon Çela

Sara Çepi

Xhevit Bogdani

Taulant Novaku

Amarildo Sallaj

Romarjo Bora

Rudolf Korumi

Mariglen Hid

Fatmir Durbaku

Persona në kërkim:

Enea Toĺlumi,

Hysen Haziu

Eliberto Skilja

Sotir Kokoneshi

Albi Bicaku

Migel Balla

Migen Kucaj


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë