Futboll

Dalin oraret e ndeshjeve në Ligën e Kombeve, ja kur luan Shqipëria

UEFA zyrtarizoi ditën e sotme oraret e ndeshjeve të Ligës së Kombeve, duke kompletuar kështu kalendarin. Shqipëria merr pjesë në Ligën C të këtij kompeticioni, ku shorti e vuri në një grup me Kazakistanin, Bjellorusin dhe Lituaninë, teksa është favoritja kryesore për t’u pozicionuar si kokë grupi.

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar në faqen e saj zyrtare edhe kalendarin e ndeshjeve të Shqipërisë në Ligën e Kombeve. Kështu kuqezinjtë do të debutojnë më 4 Shtator të këtij viti në Bjellorusi, ndërsa 3 ditë më vonë do të luajnë në Shqipëri përballë Lituanisë.

Ajo që bie në sy është se Shqipëria në këtë edicion do të luajë vetëm 3 nga 6 ndeshjet e saj në darkë, ndërsa të tjerat do të jenë në orare dreke apo pasditeje.

Datat dhe oraret e ndeshjeve, janë si më poshtë:

4 shtator: Bjellorusi-Shqipëri (20:45)

7 shtator: Shqipëri-Lituani (20:45)

11 tetor: Kazakistan-Shqipëri (15:00)

14 tetor: Lituani-Shqipëri (20:45)

15 nëntor: Shqipëri-Kazakistan (18:00)

18 nëntor: Shqipëri-Bjellorusi (16:00)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë