Politike

Çuçi mbledh deputetët: Nga dje ka filluar fushata, dilni në terren

Si çdo fillim jave, Bledi Çuçi mblodhi të hënën grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

Duke iu referuar fjalës së kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë. Çuçi u kujtoi deputetëve se për ta ka filluar fushata.  

"Duhet një prezencë e shtuar fizike në terren sipas zonave tuaja. Konsiderojeni këtë si një periudhë fushate duke nisur që nga dje. Është shumë e rëndësishme që procesin zgjedhor brenda partisë ta ndjekim personalisht. Ka nevojë për ritëm të shtuar për të kapur afatet", u shpreh Çuçi.

Lidhur me seancën e ditës së enjte, Çuçi foli për projektligjet që janë në rendin e ditës për t'u votuar.

Bëhet fjalë për Projektligjin “Për festat zyrtare e ditët përkujtimore” dhe Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes në lidhje me programin e shkëmbimit të studimeve universitare në Evropën Qendrore"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë