Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Blendi Çuçi, mblodhi të hënën deputetët, ku në fokus të diskutimit ishin problematikat nga terreni
Ndërkohë emri i Arben Ahmetajt, i cili ndodhet në arrati për çështjen e inceneratorëve, nuk është diskutuar.
Sipas deputetëve, Ahmetaj ende nuk është dënuar, ndërkohë atij i është hequr imuniteti në muajin korrik të këtij viti.
Kuvendi ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për heqjen e mandatit të tij si hapi i fundit i ndërmarrë nga Kuvendi për t’i hapur rrugë drejtësisë për çështjen në fjalë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.