Politike

Çuçi, deputetëve: Flisni në Kuvend për problemet e zgjedhësve  

Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Bledi  Çuçi mblodhi paraditen e kësaj të hëne Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste.

Takimi i paraprin seancës plenare të orës 17:00.

Në fjalën drejtuar deputetëve, Çuçi iu kërkoi të shfrytëzojnë seancën e sotme për të sjellë në Kuvend çështjet e evidentuara nga zgjedhësit gjatë Javës së gjelbër.

Lidhur me seancën e të enjtes, Çuçi informoi deputetët për interpelancën me Ministrin e Arsimit, si dhe për projektligjet e tjera që pritet të miratohen e që deputetët do duhet të përfshihen në diskutime.

Mes tyre janë projektligji për Albcontrol, dekreti i presidentit për shtetësinë, projektvendimi për zgjedhjen e kryetarit dhe një anëtari të bordit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike etj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë