Futboll

Cristiano Ronaldo negativ ndaj tamponit, përfundon izolimin

Lajme të mira për Juventus e Cristiano Ronaldo: tamponi të cilit i është nënshtruar portugezi ka dhënë përgjigje negative. Përfundon kështu periudha e sëmundjes që zgjati 19 ditë e përfundoi edhe izolimi pas pozitivitetit të zbuluar kur ishte me Portugalinë. CR7 mund të jetë në dispozicion për ndeshjen e të dielës kundër Spezias.

Sot portugezi do të kryejë vizitat mjekësore për të marrë aftësinë sportive për tu kthyer në fushë – ende në formë individuale – në Continassa. Për të marrë pjesë sërish në seancë grupi, e normalisht edhe në ndeshje, do të duhet edhe tamponi i dytë negativ që do ta bëjë bashkë me gjithë skuadrën para nisjes për transfertën e Spezias.

Lajmi për pozitivitetin e Ronaldos u mësua në 13 tetor ndërsa lojtari ishte në grumbullim me kombëtaren portugeze për ndeshjet e Nations League. Kështu ditët e stërvitjes në vetmi tani kanë marrë fund. Portugezi mund të zbresë në fushë pasi humbi 4 ndeshje kundër Crotones, Veronas, Dinamo Kiev e Barcelonës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë