Irena Beqiraj

Covidi dhe Privatizimi


Gjatë pandemisë së COVID-19, vendet e OECD–së kanë përjetuar një shkallë të lartë vdekshmërie, mesatarisht rreth 255 të vdekur për 1 milion banorë. Ndërsa pjesa tjetër e botës, një shkallë 5 herë më të ulët,  51 të vdekur për 1 milion banorë .

Si mund të shpjegohet ky  fenomen? Cila është arsyeja që  vendet më të pasura të botës, janë ndikuar më shumë nga pandemia, sesa vendet me të ardhura të mesme dhe të ulta?

E sigurt që kjo nuk ka të bëjë aspak me cilësitë e Lidership-it , apo me gjininë e Liderave (diku lexova që vendet me udhëheqëse gra e kanë përballuar më mirë pandeminë).

Shpjegimet konvencionale do të ishin:

COVID-19 përhapet më shpejt në vendet që janë më të integruara në ekonominë e globalizuar, siç janë anëtarët e OECD-së, dhe struktura demografike e vendeve të zhvilluara, mosha mesatare e popullsisë rrit shkallën e vdekshmërisë.

VendiShakalla e   GlobalizimitRaste me Covid -19 /1 million banorëVdekje për 1milion banorë
Mbretëria e Bashkuar904,299599
Gjermania88.72,240105
Spanja85.85187584
ShBA82.35,704329

Mjafon të shikosh këto katër vende dhe kupton se argumenti i parë mbi shkallën e globalzimit nuk qëndron. Spanja është më pak e intergruar se Gjermania në ekonominë globale, por vdekshmërinë e ka 5 herë më të lartë se ajo. Qartësisht,  është diçka tjetër në lojë.

Dr .Jacob Assa, ka kryer një studim i cili përfshiu 147 vende në 5 kontinente, ku jetojnë rreth 93%  e banorëve të botës .

 4 konkluzionet janë shumë interesante:

1. Mesatarisht, një rritje me 10% e shpenzimeve private shëndetësore shoqërohej me një  rritje 4.8%  të rasteve të prekura me Covid-  19.

2. një rritje prej 10% e shpenzimeve private shëndetësore, shoqërohej me një rritje prej 6.91% të vdekjeve nga COVID-19.

3. një  rritje me 10% në përqindjen e të moshuarve në strukturën demografike, shoqërohej me një rritje 1.18% të vdekjeve nga COVID-19.

4. dhe  një rritje prej 10% në përqindjen në numrin  shtretërve publik spitalorë për 1.000 banorë  shoqërohej në një rënie 1.67% të vdekjeve nga COVID-19.

Thënë shkurt, sistemet shëndetsore kryesisht të privatizuara, nuk e kaluan testin e stresit të pandemisë. Privatizimi i sistemeve të kujdesit shëndetësor ka rritur shkallën e vdekshmërisë nga COVID-19, gati 6 herë më shumë se numri i të moshuarve.

Rezultatet e këtij studimi duhet të jenë ushqim për mendjen e politikës dhe lëndë e parë për vendimarrjet e ardhshme. Por teksa nuk mund të ndryshojmë sa hap e mbyll sytë  strukturën demografike të popullsisë, polikëbërsit kanë në dorë të zgjedhin politikat e zhvillimt  të sistemit shëndetësor .

Do të vazhdojmë me politika liberale të tilla si privatizimi dhe komercializimi i sistemeve të kujdesit shëndetësor, ( në Shqipëri 58,3% e shpenzimeve shendetësore janë private ) apo do të synojmë rritjen dhe mirëmenaxhimin e shpenzimet publike për shëndetësinë ?


Copyright © Gazeta “Si”