Ka ndodhur

COVID19/ MSH: 780 raste të reja dhe 21 vdekje në 24 orët e fundit

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit vijon të jetë e rëndë sa i përket numrit të vdekjeve. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 24 orët e fundit janë kryer 3171 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 780 qytetarë, ndërsa janë shëruar 757 qytetarë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 638 pacientë, 37 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

21 qytetarë ndërkohë kanë humbur jetën nga  COVID19.

Statistika (5 Mars 2021)

Raste të reja ditore       780

Të shëruar në 24 orë     757

Të shtruar në spitale      638

Humbje jete në 24 orë   21

Testime ditore               3171

Testime totale          482,456

Raste pozitive          111,301

Raste të shëruara       73,610

Raste Aktive              35,794

Humbje jete               1,897

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     23361

Fier         2602

Vlorë       1804

Durrës     1623

Shkodër   1360

Gjirokastër 1164

Korçë       897

Elbasan    847

Lezhë       775

Berat        679

Dibër       355

Kukës     327


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë