Ka ndodhur

Covid / Pozitiviteti bie në 2.15 për qind, dy jetë të humbura në 24 orë

Përqindja e pozitivitetit në 24 orët e fundit ka zbritur në nivelet më të ulta që prej vitit të kaluar, duke shënuar vetëm 2.15 për qind.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit dy persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid dhe 38 janë rastet e reja të identifikuara në 1762 testime të kryera.

Kjo do të thotë se pozitiviteti i të infektuarve në raport me numrin total të testimeve të kryera brenda këtij harku kohor është në nivelin 2.15 për qind.

MSH thotë gjithashtu se në 24 orët e fundit numri i personave të shëruar ka qenë 872 dhe se aktualisht në spitale po marrin kurim 123 persona, dhjetë prej të cilëve në gjendje më të rëndë në terapi intensive. Dy prej tyre janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë