Treg

Covid-19 vonon vjeljen e kafesë

Kultivuesit amerikano-jugorë të kafes mund të vonojnë të vjelat e tyre këtë vit si dhe të kufizojnë numrin e punonjësve teksa pandemia e koronavirusit vazhdon të përhapet dhe të kërcënojë reduktimin e të vjelave që përdoren për eksport.

Pandemia ka vrarë më shumë se 250,000 njerëz dhe ka goditur rëndë prodhimin e ushqimit anembanë botës. Fabrikat e procesimit të mishit në të cilat kanë ndodhur shpërthime të koronavirusit janë mbyllur. Drejtuesit e kamionëve kanë reduktuar numrin e dërgesave prej frikës së infeksioneve dhe fermerët po shkatërrojnë gjithë të mbjellat që ata nuk mundin dot t’i cojnë te konsumatorët.

Vjelja është një prej komponentëve që kërkon më shumë vuxhut pune në procesin e prodhimit të kafes. Kolumbia dhe Brazili të cilat prodhojnë rreth 65% të kafes Arabica, kafja e kualitetit premium, do të kenë nevojë për rreth 1.25 milionë punëtorë. Këto dy shtetet së bashku me Perunë dhe Ekuadorin varën shumë nga punonjësit e përkohshëm për punët në fushë.

Fermerët, tregtarët e kafesë dhe importuesit në vendet me konsum më të madh në botë janë të shqetësuar se virusi nuk ka kapur kulmin e përhapjes si në Brazil ashtu dhe në Kolumbi dhe sjellja e punonjësve për vjelje në këto vende mund të përkeqësojë përhapjen e koronavirusit.

Presidenti i Brazilit i krahut të djathtë Jair Bolsonaro e ka nënvlerësuar seriozitetin e impaktit të koronavirusit. Madje i ka kritikuar masat kufizuese të ndërmarra në disa prej rajonet e Brazilit si dhe i ka shtyrë bizneset që të rihapen ndonëse vendi ka regjistruar më shumë se 135,000 raste me infeksione dhe 10,000 vdekje.

Tregtuesi i kafenesë “Caravela Coffe” ka zhvilluar një survejim përmes telefonit me qindra kultivues të kafes në Peru, Ekuador, dhe Kolumbi në fund të prilli. Shumica e tyre shpreheshin se prisnin vështirësi në punësimin e punonjësve duke shtuar se ata mund të shihnin humbje gjer në 10% të prodhimit që planifikohej për eksport.

Kafetë si Starbucks, Nespresso e Nestle dhe Illycaffe e Italisë preferojnë farat e kafese arabica ndërsa kafeja robusta e prodhuar më së shumti në Vietnam përdoret më së shumti për kafenë e gatshme (instant coffe). Vjelja e kafesë “robusta” ka mbaruar por ajo e llojit “arabica” tani fillon në Amerikën e Jugut.

Fermerët në Brazil janë shprehur se po shohin për mënyra për të punësuar më pak njerëz si dhe ta bëjnë kultivimin gradualisht. Disa i thanë Reuters se po e marrin në konsideratë vonesën e vjeljeve si rezultat i shqetësimeve ndaj infeksioneve.

Disa zyrtarë i kanë kërkuar prodhuesve të vonojnë vjeljet për të paktën një muaj, por kjo sipas ekspertëve të kafesë nuk është gjë e mirë pasi kokrrat e kafesë nëse piqen më shumë seç duhet atëherë humbet kualiteti i tyre.

Fermat e vogla kolumbiane

Në Kolumbi ku fermat janë më të vogla dhe në zona malore, vjelja bëhet më së shumti në mënyrë manuale dhe kërkon shumë krah pune në fushat e vjeljes së kafesë. Vendi ka raportuar më pak se 10,000 raste me koronavirus por testimet nuk kanë qënë masive.

Federata e Kafesë së Kolumbisë është shprehur se punonjësit e përkohshëm duhen për proçeset e vjeljes. Por transporti i punëtorëve si dhe strehimi i tyre në kushte sanitare të përshtatshme do të jetë shumë e vështirë për kultivuesit.

Në prill eksportet e kafesë kanë rënë me 32% nga viti i kaluar si rrjedhojë e masave kufizuese të vëna në vend.

Transporti gjithashtu ka qënë problem i madh në Kolumbi. Kjo pasi shumë prej shoferëve të kamionëve kanë dëshiruar që të rrinë në shtëpi për të shmangur infektimin nga virusi. Lëvizja e kamionëve mes qyteteve mund të rrisë riskun gjithashtu.

Dean Cycon, CEO i kompanisë së mesme së shitjes së kafesë në SHBA , “Dean’s Beans”, shprehet nga bisedat e tij me furnitorët e gjtihë Amerikës latine se transporti përbën shqetësimin më të madh.

“Na ndodhin shpesh probleme që kanë të bëjnë me ngadalësimin e operacioneve të ndryshme nëpër porte si dhe probleme me kamionët që çojnë kafenë nëpër ferma.”, shprehet ai. /Reuters


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë