Treg

COVID-19 vazhdon të mbajë mbrëthyer transportin e udhëtarëve

Shpresa e mbajtur deri në momentin e fundit për të udhëtuar drejt Europës, nuk ka qenë ogurbardhë këtë sezon veror.

Masat anti COVID-19 kanë dëmtuar turizmin dhe udhëtimet e vijojnë ta mbajnë mbërthyer këtë industry.

Të dhënat e INSTAT raportojnë se transporti i udhëtarëve ka vujatur edhe në shtator.

Në shtator 2020, numri i fluturimeve të kryera është 1.696 duke shënuar një rënie me 39,1 %, në krahasim me Shtator 2019.

Në muajin shtator 2020, transporti ajror i pasagjerëve zë 81,9 % të transportit gjithsej.

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në nëntëmujorin e vitit 2020 është 1.043.457 pasagjerë duke u ulur me 59,3 %, krahasuar me nëntëmujorin e 2019.

Në Shtator 2020, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 27.501 pasagjerë. Krahasuar me Shtator 2019, ky tregues është ulur 84,6 %.

Në nëntëmujorin e vitit 2020, kanë udhëtuar me linjë detare 295.066 pasagjerë, duke u ulur me 78,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë