Lajme

Covid-19 / Ulet pozitiviteti në 13.4 për qind, 11 viktima dhe 303 raste të reja

Rastet e reja të të infektuarve me Covid vazhduan edhe këtë të martë trendin ulës. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit nga 2174 testime rezultuan 303 qytetarë pozitivë, ndërkohë që numri i personave që kanë humbur jetën ka pësuar rritje në krahasim me një ditë më parë.

Të shëruarit janë 651 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 86,497 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 394 pacientë, 24 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 prej të cilëve 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Saranda, 1 qytetar nga Fier, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Shkodra, moshave 48-91 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Statistika (23 Mars 2021)
Raste të reja ditore 303
Të shëruar në 24 orë 651
Të shtruar në spitale 394
Humbje jete në 24 orë 11
Testime ditore 2174

Testime totale 536,963
Raste pozitive 121,847
Raste të shëruara 86,497
Raste Aktive 33,194
Humbje jete 2156

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22657
Fier 2616
Durrës 1447
Vlorë 1335
Shkodër 1253
Gjirokastër 1213
Korçë 762
Lezhë 634
Elbasan 445
Kukës 348
Dibër 332
Berat 152


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë