Treg

Covid-19 / S&P: Ballkani, rajoni i dytë në botë me më shumë efekte negative në turizëm

COVID-19 do të ketë një efekt të madh për eksportuesit më të mëdhenj të turizmit në botë.

S&P ka analizuar 122 vende përmes tre skenarëve - "të kufizuar", "të gjerë" dhe "ekstrem" - nën të cilat të ardhurat në sektorin e turizmit bien me 11%, 19% dhe 27% si për strese të ngjashme të modeluara nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA).

Sipas analizës të Standart’s & Poors pas vendeve me turizëm të fuqishëm, rajoni i dytë që do të ndjejë fuqishëm efektet e koronavirusit në ekonomi në sektorin e turizmit është Ballkani, ku bën pjesë Shqipëria.

Ballkani, edhe nën skenarin e stresit më të ulët, të ardhurat në rënie të turizmit do të ishin 1.9-2.2 pikë përqindje  në raport me rritjen nominale të PBB-ës (duke përjashtuar efektet e raundit të dytë).

Turizëm,

Sipas S&P, Shqipëria mbetet në vlerësimin B+ e qendrueshme, por sipas tre skenarëve sektori i turizmit do të kishte humbje të ardhurash në raport me PBB respektivisht 1,46 %, 2,52% dhe 3,58 %.

Edhe eksportuesit më të larmishëm të turizmit, si Portugalia, Turqia, Spanja dhe Australia mund të shohin kontribute negative të PBB-së në turizëm midis 0.9-2.5 pikë përqindjeje ndaj PBB-së për një vit të plotë nën skenarin e shokut ekstrem, i cili është më pak joreal se disa javë më parë në dritën e karantinave kombëtare dhe bllokimit të lëvizjeve.

Ndikimi përshkallëzues makro i COVID-19

Pandemia e COVID-19 duket se do të tejkalojë shumë shpejtësinë e infeksionit të çdo epidemie tjetër në kujtesën njerëzore, dhe mbi 100 vende tanimë janë infektuar. Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë deklaruar se Europa tani është epiqendra e pandemisë, duke reflektuar përhapjen e saj të shpejtë në nivel global. Pasojat për ekonomitë në të gjithë botën janë tanimë materiale, me gjasa të konsiderueshme të një recesioni global.

S&P beson se PBB-ja globale do të jetë midis 1.6-2.1 pikë përqindje më e ulët në krahasim me vlerësimin e dhjetorit 2019. Të dhënat fillestare nga Kina sugjerojnë një ndikim domethënës më të thellë ekonomik prej masave të distancimit social nga sa kishin frikë më parë. Këto masa tani po miratohen në mënyrë agresive në një numër në rritje të vendeve europiane.

Parashikimet makroekonomike citon S&P në raportin më të fundit, përmbajnë rreziqe të rëndësishme specifike për sektorin.

Ajo beson se udhëtimi do të preket veçanërisht. Pak sektorë kanë përfituar po aq shumë nga globalizimi gjatë dy dekadave të fundit krahasuar me sektorin e udhëtimit. Por masat e karantinës (përfshirë mbylljen e kufijve plotësisht) kanë çuar në anulime me shumicë të fluturimeve brenda dhe jashtë këtyre vendeve, dhe masa të mëtejshme akoma mund të zbatohen gjetkë në botë. Shifrat e udhëtimit nga viti në vit janë dukshëm në rënie, aksionet e linjave ajrore dhe të udhëtimit kanë rënë në tregjet globale të kapitalit, dhe është parë tashmë falimentimi i pare në këtë sektor i linjës ajrore, Flybe, si një rezultat indirekt i shpërthimit të epidemisë. Teksa rreziku i infektimit me Covid-19 është eminent dhe udhëtimet për kushedi se sa do të mbeten të bllokuara, për sektorin e turizmit në 2020 do të fryjnë erëra të hidhura.

Njoftimi i SHBA-ve se për një muaj do të ndalojë udhëtimet drejt BE-së, shtoi shqetësimet se edhe eksportuesit më të mëdhenj të turizmit, të tilla si Portugalia dhe Spanja, nuk janë të paprekshme.

Për shumë vende, turizmi është burim kryesor i këmbimit valutor, rritjes së PBB-së dhe të ardhurave fiskale.

Sidoqoftë, një ngadalësim i zgjatur në mbërritjet e turistëve ndërkombëtarë, ka të ngjarë të ushtrojë presion negativ në metodat e kreditimit të vendeve ku turizmi është mjaftueshëm i zvhilluar.

Nuk ka asnjë përgjigje politikash mbështetëse nga qeveritë (dhe këtu vërehet se anëtarët individualë të BE-së tashmë kanë ndërmarrë një sërë masash fiskale dhe çlirim likuiditeti për të mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) )-kurse  në sektorin e turizmit përmes garantimit të kredisë dhe shtyrjes së taksave.

Në të kundërt, të ardhurat në sektor do të ishin konstante në parashikimin e S&P.

Pas tronditjes në vitin 2020, arkëtimet turistike rikuperohen plotësisht deri në vitin 2021.

Qeveritë financojnë plotësisht bilancin e përkeqësuar të llogarisë rrjedhëse nga rezervat

Sipas S&P, në skenarin "ekstrem", shtatë shtete mund të shohin një rritje me të paktën pesë pikë përqindje të PBB-së, ndërsa 49 nga 122 do të pësojnë një rënie të rritjes për më shumë se një pikë përqindje. Kjo nënkupton ndikimin e drejtpërdrejtë të rritjes nga rënia e turizmit që do të jetë shumë e përhapur.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë