Biznes

Covid-19/ Sondazhi, mbi 70% e sipërmarrjeve paralajmërojnë shkurtim punonjësish

Vetëm 8 % e të anketuarëve mund ti paguajnë punonjësit edhe gjatë muajit maj në situatën e emergjencës

Covid-19 që shkaktoi një pandemi globale dhe ka vënën në gjunjë ekonominë e mbarëglobit, përpos kolapsit që ka pësuar sistemi shëndetësor, po mbjell shumë frikë edhe në parashikimin e të ardhmes ku të gjithë kanë veshur syse të zeza.

Sipërmarrjet shqiptare që tani po përballen me vështirësi që nga furnizimi i lëndës së parë nga importi, mungesa e likuiditetit për të paguar faturat, punonjëist dhe për tu furznizuar, etj.

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptare ka kryer një sondazh mbi efektet që po jep pandemia Covid-19 në ekonomi dhe veçanërisht tek sipermarrja prodhuese. Në këtë sondazh morën pjesë  rreth 100 sipërmarrje të mesme dhe të mëdha.

Referuar sondazhit, rreth 73% e sipërmarrjeve kanë aktivitet eksportues, 27% e tyre janë biznese VIP, 45% janë biznes i madh dhe 28% janë biznes i mesëm.

Gjetjet e sondazhit zbuluan se mbi 70% të sipërmarrjeve paralajmërojnë shkurtim të punonjësve dhe pjesa më e madhe e të anketuarve thanë se ata mund të rezistojnë maksimumi dhe një muaj dhe më pas do të detyrohen të dorëzohen, duke mbyllur aktivitetin, nëse nuk do të gjendet ndonjë zgjidhje me ndihmën e qeverisë.

Sipërmarrjet gjatë marrjes në pyetje kanë raportuar problem me furnizimin me lëndë të lartë nga importi, rënie të porosive nga partnerët, çka ka çuar dhe në tkurrje të shitjeve e të ardhurave. Kjo situatë ka krijuar probleme likuiditeti, duke krijuar pamundësi si për pagimin e detyrimeve ndaj shtetit, ashtu dhe për dhënien e pagave të punonjësve.

Rreth 61% e firmave kanë raportur se në muajin mars shitjet ranë më shumë sesa 50%, ndërsa 5% raportuan se nuk kishin fare shitje (pra rënie 100%). Pritshmëritë nga përgjigjet e sipërmarrësve duken më pesimiste për muajin prilli ku 21% e të anketuarve thanë se nuk presin të kenë fare shitje në prill (pra rënie 100% e shitjeve).

Rezultatet e sondazhit tregojnë gjithashtu se kompanitë po përballen tashmë me vështirësi në dhënien e pagave për punonjësit. Rreth 63% e të anketurave pohojnë se mund të përballojnë pagat për një muaj (marsin), ndërsa 18% nuk mund të paguajnë as marsin. Vetëm 8% e të anketuarve thanë se mund të paguajnë të punësuarit për më shumë se dy muaj, nëse vazhdon një situatë e tillë.

Për shkak të situatës së krijuar, 70% e të anketuarve thanë se po planfikojnë shkurtim të punonjësve. Pjesa më e madhe e atyre që raportuan shkurtime (57%), planifikojnë të reduktojnë 50-90% të personelit, ndërsa 11% raportojnë se nuk do të mbajnë fare personelin në punë.

Sipërmarrjet e anketuara janë shprehur se jo vetëm për pagat e punonjësve, por nuk kanë mundësi as të paguajnë taksat. Rreth 77% e të anketuarve thanë se nuk kanë likuiditetet të mjaftueshëm për të paguar detyrimet ndaj shtetit.

Por, sa mund të rezistojnë kompanitë prodhuese në këtë situatë.

Rreth 64% e të anketuarve thanë gjatë anketimit se mund ta mbajnë aktivitetin maksimumi edhe një muaj të hapur, nëse vazhdon kjo situatë. Vetëm 13% mund të rezistojnë më shumë se 3 muaj.

Kompanitë eksportuese kanë deklaruar një rënie të ndjeshme të porosive nga partnerët, çka pritet të përkthehet në rënie të eksporteve gjatë muajve në vijim. Rreth 92% e eksportuesve presin një rënie të eksporteve nga 50-100%, bazuar në ecurinë e kontratave të deritanishme.

Kompanitë janë shprehur gjithahstu se shfryëzimi i kapaciteteve prodhuese është ulur në mënyrë drastike. Vetëm 10% e të anketuarve vijojnë të shfrytëzojnë 100% të kapaciteteve të tyre prodhuese. Përpara fillimit te epidemisë, 56% e sipërmarrjeve pohuan se ata i shfrytëzonin maksimalisht kapacitetet e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë