Futboll

Covid-19, shkon në 5 numri i lojtarëve të infektuar te Partizani

Dy ditë më parë u shpërnda me shpejtësi lajmi se Deian Boldor dhe Besnik Ferati, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, gati 24 orë para ndeshjes me Tiranën.

Menjëherë pas këtij lajmi, 50 pjesëtarë të ekipit, lojtarët, stafi teknik, drejtuesit, kanë bërë testin, dhe nga përgjigjet zyrtare të konfirmuara nga ISHP (Instituti Shëndetit Publik), tre pjesëtarë të ekipit Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe janë asimptomatikë. Pjesa tjetër e skuadrës, stafi dhe punonjës të klubit kanë dalë negativ.  Në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lojtarët janë izoluar dhe nuk do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e radhës.

Kështu, shkon në 5 numri i futbollistëve të infektuar në radhët e të kuqve para derbit dhe tashmë ka dyshime reale që ndeshja me Tiranën të zhvillohet sipas planit të parashikuar, edhe pse protokolli parashikon që skuadrat të vazhdojnë të luajnë pavarësisht numrit të futbollistëve të infektuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë