Bota

Covid 19, rekord infeksionesh në 24 orë në Evropën Lindore

Infeksionet nga Covid-19 po shpërthejnë në vendet e Evropës Lindore, të cilat po shohin që rastet e reja të rriten në nivelet më të larta që nga fillimi i pandemisë marsin e vitit të shkuar. Është një rekord në fakt në Poloni, me 8,361 infeksione të reja në 24 orët e fundit krahasuar me 6,265 një ditë më parë.

Hera e fundit që vendi kishte regjistruar mbi 8,000 raste, ishte në prill 2021. Republika Çeke, siç raporton “The Guardian”, regjistroi 6,274 raste të reja, duke u dyfishuar në mënyrë efektive brenda një jave. Dhe është një rekord që nga fillimi i pandemisë edhe në Bullgari, me 6.813 infeksione në 24 orët e fundit.

Shqetësimi po rritet edhe në Hungari, ku ka 3,125 pacientë të rinj në 24 orë kundrejt 1,668 rasteve në ditë një javë më parë.

Prej thuaje një jave Rumania ka rikthyer orën policore pas rritjes së numrit të të infektuarve. Masat do të jenë të vlefshme për të paktën 30 ditë, pasi qeveria e Bukureshtit kishte vendosur për një kohë të gjatë për t'i lehtësuar ato. Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shënuar rreth 10 mijë raste të tjera dhe të paktë 250 viktima.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë