Libra

Covid-19, ndalohet Panairi i Librit 2020

Anulohet Panairi i Librit në Tiranë për shkak të koronavirusit, një ngjarje e shumëpritur e çdo viti për dashamirësit e librave.

Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Botuesve Shqiptarë, e cila thotë se Ministria e Shëndetësisë e ka ndaluar për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së virusit.

Edicioni i 23-të i Panairit të Librit ishte parashikuar të zhvillohej nga data 12-15 nëntor 2020.

MSH shprehet se përgjigjja është negative “për shkak të “rrezikshmërisë së lartë në përhapjen e Covid-19 gjatë këtij aktiviteti, në situatën në të cilën ndodhemi”.

“Njoftimi i grupit organizator: Të dashur kolegë botues, librarë, ekspozues, pjesëmarrës në Panairin e Librit të Tiranës,

ju vëmë në dijeni që, pavarësisht gjithë interesimit tonë dhe përgatitjeve për të bërë të mundur organizimin e Panairit të 23 të Librit, sipas planifikimit më 12-15 nëntor 2020, përgjigja që erdhi sot, dt. 14.10.2020, nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, është negative, për shkak të ‘rrezikshmërisë së lartë në përhapjen e Covid-19 gjatë këtij aktiviteti, në situatën në të cilën ndodhemi’. Ju falënderojmë të gjithëve për mirëkuptimin dhe mbështetjen dhe ju urojmë punë të mbarë,

Grupi organizator”, thuhet në njoftimin e Shoqatës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë