Biznes

Covid-19 mund të qëlloj i leverdisshëm për bizneset

Në shkurt të 2014-ës, një protestë në sistemin e metrove i dha teoricienëve të menaxhimit një mësim përsa i përket proçesit të adaptimit. Për shkak të mbylljes të disa linjave të metrove, udhëtarët në Londër, të frustruar nga situata, u detyruan të mendonin për itinerare të reja për të vajtur në punë.  Kërkuesit në Universitetin e “Cambridge” zbuluan se rreth 5% e pasagjerëve të metrove që ndryshuan itinerarët e tyre vendosën të ruanin itinerarin e ri ndonëse protestat kishin mbaruar e gjithçka i ishte kthyer normalitetit. Fitimi ekonomik në periudhë afat-gjats i 1 prej 20 udhëtarëve që adoptuan ititneraret e reja rezultoi të ishte më i madh se kostoja afat-shkurtër e ndërprerjes së metrove nga protesta.

Përhapja e covid-19 paraqet një sfidë më të madhe për botën e biznesit sesa protesta e punonjësve të sistemit të transportit në Londër apo në përgjithësi. Paralajmërimet për rënie të fitimeve po përhapen aq shpejt sa dhe koronavirusi. Analistë nga Goldman Sachs, përllogarisin se trendi i rritjes së fitimeve të firmave të S&P 500 do të ndalet.  Ndërkohë indikatorë si “puchasing managers indices” në Azi janë fundosur e pritet që ky indikator të dobësohet e për rajonet e tjera të botës. Konsumatorët po shpenzojnë shumë pak para. E ato pak, po i shpenzojnë më së shumti në maska mbrojtëse nga viruset, xhela dezifektues të duarve, letra higjenike, etj. Madje frika nga një pandemi ka fshirë plot 7 bilionë dollarë nga tregjet e aksioneve në mbarë botën.

Disa kompani, ashtu siç ndodhi me shumicën e udhëtarëve të Londrës pas protestës, do i’u kthehen “autopilotit”, apo gjëndjes së mëparshme të aktivitetit të tyre, sapo risku nga koronavirusi të marrë fund. Por për shumë kompani të tjera, kjo goditje ekonomike do të ketë një efekt më të ndjeshëm e më afat-gjatë në mënyrën e organizimit të biznesit. Dy janë gjërat kryesore që priten të vihen re nga ky “eksperiment gjigant” i kompanive. E para nëse do të ketë sukses për kompanitë nëse punonjësit do të punojnë nga shtëpia. Dhe e dyta, nëse vallë do t’a konfigurojnë veten kompanitë e shqetësuara nga tregu i furnitorëve plot me probleme në ofrimin e lëndës së parë apo produkteve të tjera.

Le të ndalemi pak me aspektin e efekteve që mund të ketë puna e punonjësve nga shtëpia e tyre.  Shumë kompani jo vetëm që po e implementojnë pjesën e punës së punonjësve të tyre nga shtëpia (si në Seattle ku gjithe kompanitë më të mëdha teknologjike si Facebook, Google, Amazon dhe Netflix i’u kanë kërkuar punonjësve të punojnë nga shtëpia) por po nisin të reduktojnë e udhëtimet për punonjësit e tyre nëpër konferenca e mbledhje të ndryshme me frikën se ata mund të infektohen nga virusi apo të kontribuojnë në përhapjen e tij. Një studim nga “Global Business Travel Association”, shoqatë që merret me analizën e çështjet e udhëtimeve që bizneset hasin nëpër botë, tregoi se këto shpenzime që i kushtojnë kompanive rreth 1 bilionë dollarë mund të bien me më shumë se 33% teksa koronavirusi përhapet.

Evente të mëdha po anullohen nëpër botë. Psh shfaqja e makinave në Gjenevë, Mobile World Congress në Barcelonë, festivale muzikore si ai i “Tomorrowland Winter” në juglindje të Francës etj janë anulluar apo do shtyhen si rrjedhojë e frikës për pasoja shëndetësore që mund t’iu kanosen njerëzve nga koronavirusi.    

Ndërkohë shumë kompani po përqafojnë një qasje të re, atë të telekonferencave. Në 3 mars JP Morgan Chase i’u tha mijrave bankierëve të saj në ShBA të punojnë nga shtëpia teksa është duke menduar për rrugë të tjera alternative. Po kështu ka vepruar twitter-i me 5000 punonjësit e saj. Ndërkohë Sony ka mbyllur të tëra zyrat  e saj në Europë .

Por ky virus mund të tregojë sesa  në mënyrë inefiçente përdoren hapësirat e zyrës. Firmat e mëdha britanike dhe amerikane paguajnë mesatarisht 5000 dollarë për punonjës si kosto vjetore për qiranë e ambientit. Në fakt veçse 40-50% e hapësirave të punës përdoren gjatë orareve të punës. Një survejim i 600,000 punonjësve të zyrave, vitin e kaluar, vuri re se produktiviteti i tyre nuk binte kur punonjësit punonin nga shtëpia. Gjatë muajve të kaluar aksionet e firmave teknologjike që merrem me programet e realizimit të videkonferencave, apo mesazheve online, kanë pësuar rritje. I këtillë, gjatë muajit të kaluar, ishte rasti i aksioneve të Slack, platformës së mesazheve për punonjësit e korporatave, që u rritën me 18% dhe Zoom që krijon programe për videokonferenca, aksionet e së cilës u rritën me 35%

Mënyra e dytë se si kompanitë po mundon të rikonfigurojnë veten ka të bëjë me zinxhirin e furnitorëve dhe lëndës së parë. Që prej 1980-ës këto sisteme, që kanë të bëjnë me furnitorët, janë bërë më komplekse dhe me shtrirje botërore. Shumë kompani kanë hapur zyra e fabrika në disa vënde të botës si dhe kanë krijuar partneritete me disa furnitorë në rajonë të ndryshme të globit. E tërë kjo me qëllimin, që në rastin e një godtjeje të një fatkeqësie të madhe, funksionimi këtyre kompanive të mos pushojë prej ndaljes së operacioneve në një rajon, por të mund të vazhdojë falë funksionimit të zyrave, fabrikave e partneriteteve me furnitorë që gjënden në rajonet e tjera e që nuk janë ndikuar.

Por në rastin e koronavirusit ku një pjesë e madhe e operacioneve të kompanive, ndonëse të shpërndara anembanë botës, duket se janë goditur thuajse njëkohësisht. Kështu që mbase një zgjidhje e mirë do të ishte patja e magazinave apo inventarëve më të mëdhenj për produktet e tyre në raste të këtilla fatkeqësie, ndonëse kjo do të ketë kostot e veta gjatë periudhave të normalitetit.

Mos të harrojmë, nga frika e një pandemie botërore, se koronavirusi nuk do i zhdukë bizneset e udhëtimeve për punonjësit e korporatave apo zinxhirët e furnitorëve. Madje fabrikat Kineze po përgatiten të nisin operacionet e tyre dhe punonjësit e korporatave që udhëtojnë do t’i shohim së shpejti në lozhet e aeroportëve për të mbyllur me sukses takimet e punës apo për të marrë pjesë në konferenca të caktuara. Por kjo krizë i ofron shansin kompanive të eksperimentojnë me mënyra të reja të të bërit të gjërave si dhe të mendojnë e të jenë të parapërgatitura për situata të ngjashme që mund të na vijnë në të ardhmen. Drejtuesit ekzekutive nuk duhet të jenë imun ndaj mundësive të reja. Ata duhet të eksperimentojnë me mënyrat e reja të të bërit të gjërave e të jenë kritik me njohurinë e vjetër të trashëguar të proçeseve të punës.   

Burimi: The Economist


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë